Permbajtja e revistes numer 250
Autorët janë filozofë, sociologë, studiues dhe mendimtarë të shquar nga vende të ndryshme të botës. Materiali i zgjedhur botohet në shqip dhe në gjuhën origjinale të autorit
Intervistë me Klaudia Kardinalen për revistën MAPO. Si u ngjit mjeshtrja e madhe e kinematografisë në botën e filmit. Personazhet qe punoi dhe njerëzit qe e rrethuan drejt suksesit të saj. Kujtimet e jashtëzakonshme per Sergio Leonen, Felinin, Alen Delon etj...
Intervistë me aktorin e “Eyes Wide Shut” dhe regjisorin e njohur serb Sherbexhija. Si e ka njohur Shqipërinë dhe artistët me origjinë shqiptare të ish-Jugosllavisë; teknikat e punës së tij; si u bë i njohur në Botë dhe sekretet e artistëve të mëdhenj
Intervista e këtij numri është me publicistin dhe gazetarin e njohur Fatos Baxhaku. Si e koncepton ai jetën që e rrethon dhe disa nga mendimet e tij në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me jetën dhe historinë shqiptare, si dhe ngjarjet kryesore nga vendi
Do te rekomandoja një zgjidhje. Me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2011, qeveria e Kosovës, të shpall një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar. Të bëhet një vepër tjetër, e cila të inaugurohet me këtë rast. Skënderbeu i Paços të vendoset ne një vend tjetër në Prishtinë: oborr i brendshëm, apo holl i lartë; ku të ekspozohet si vepër arti, kopje me te dhënat përkatëse. Kjo praktikohet shpesh në Botë. Kështu rivihet në vend prestigji i origjinalit në Krujë. Unë do iu propozoja të bëhej e zmadhuar në bronx një nga dy Skënderbetë e xha Lazes ( Iljas Turhani) mjeshtrit të madh popullor (origjinalet në dru janë në studion time), një përfaqësim i denjë i fantazisë popullore mbi heroin tonë
Kjo është pjesa e fundit e dossier-it historik të studiuesit, që i kushtohet marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Në këtë pjesë, trajtohet ideja e federatës shqiptaro-sllave dhe ngjarjet e muajve të parë të pas luftës, mes dy vendeve
Administratori i Konfederatës së Industrialistëve Vendas, Gjergj Buxhuku, shpjegon se efektet e krizës ndërkombëtare në vend nuk u tejkaluan ndonjëherë dhe se vendimmarrja financiare e qeverisë shqiptare në zgjedhjet e 2009-2011, bëri që ato vetëm të fashiten përkohësisht në treguesit makroekonomikë. Megjithatë, ekzistojnë mundësitë që kriza të ketë efekte pozitive
Rezervuari i Bovillës është pak kilometra nga Tirana në një nga peizazhet më të bukura natyrore, ku Tirana ndahet me Krujën. Kushdo mund të shkojë... të lahet. Të kryejë nevojat personale dhe... të largohet i qetë. Ndërsa afër digës së tij, atje ku janë dhe impiantet, ruhet me kujdes, në pjesën tjetër rezervuari jo vetëm është krejtësisht i paruajtur, por më shumë akoma je në shoqëri të ‘peshkatarëve’, të dhive që kullosin lirisht, papastërtive të gjithë llojeve dhe kuptohet makinave që vinë deri në breg të patrazuar nga askush...
Një përshkrim sprovë e specialistit të mjedisit jep një situatë turistike shqiptare me nota groteske por më shumë me një hidhërim të qartë, për shkallën e ulët të civilizimit që na rrethon kudo
Një sërë treguesish makroekonomikë të përzgjedhur me kujdes nga qeveria shqiptare flasin për stabilitet, begati dhe zhvillim të pandalshëm ekonomik dhe shoqëror. Por, nëse shihen më thellë një sërë të dhënash nga institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Eurostat, rezulton se deklaratat rozë të institucioneve qeverisëse për një sërë treguesish nga makroekonomia te mirëqenia, janë thjesht e vetëm pallavra
Sot duket qartë se mes dy partive të mëdha ka një hendek të thellë interesash, i cili lidhet kryesisht me largimin e mundshëm nga skena politike, ose të Berishës, ose të Ramës, në vitin delikat 2013
Kabllogramet e botuara kësaj jave, konfirmuan një gjë: që amerikanët gjatë mandatit të Xhon Uidhers, akuzat ndaj Berishës i kanë pasur zyrtare e jo personale. Por ngritën edhe një pikëpyetje po aq të madhe: pse sot ndaj kryeministrit të një qeverie që mbron korrupsionin dhe sulmon drejtësinë dhe median (plus 4 të vrarë) Ambasada Amerikane ka ndryshuar totalisht qëndrim?
Një radiografi e ashpër për shoqërinë shqiptare, një gjykim i akullt për çfarë vete keq në këtë vend dhe emrat e përgjegjësve të së keqes. Publikohen telegramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë duke treguar Shqipërinë e vërtetë, që e njohin në të njëjtën mënyrë edhe të gjithë shqiptarët. Cilat janë sekretet që turpërojnë një klasë politike të kriminalizuar, të korruptuar e të pandëshkuar dhe si e shohin shoqërinë shqiptare amerikanët? Zgjedhjet e manipuluara, Gërdeci e armët, rruga Durrës-Kukës, lidhjet me krimin, antikomunizmi i ish-komunistit Berisha, gjithçka që turpëron sot vendin në telegramet e publikuara nga Wikileaks
Duhet të ikë kjo klasë politike, por me çfarë mjetesh? Me zgjedhje? Gjithkush e di tashmë sesi janë zgjedhjet në Shqipëri, në çfarë mënyre numërohen votat dhe mbi të gjitha, si përzgjidhen ata që do të garojnë
Të gjithë drejt kompromisit (...apo drejt mirazhit të tij?!)
Sot duket qartë se mes dy partive të mëdha ka një hendek të thellë interesash, i cili lidhet kryesisht me largimin e mundshëm nga skena politike, ose të Berishës, ose të Ramës, në vitin delikat 2013
Wiky, Leaky, Waikiki
Kabllogramet e botuara kësaj jave, konfirmuan një gjë: që amerikanët gjatë mandatit të Xhon Uidhers, akuzat ndaj Berishës i kanë pasur zyrtare e jo personale. Por ngritën edhe një pikëpyetje po aq të madhe: pse sot ndaj kryeministrit të një qeverie që mbron korrupsionin dhe sulmon drejtësinë dhe median (plus 4 të vrarë) Ambasada Amerikane ka ndryshuar totalisht qëndrim?
Të ikin!
Duhet të ikë kjo klasë politike, por me çfarë mjetesh? Me zgjedhje? Gjithkush e di tashmë sesi janë zgjedhjet në Shqipëri, në çfarë mënyre numërohen votat dhe mbi të gjitha, si përzgjidhen ata që do të garojnë