Nga: Fehmi Abdiu
Sipas këtij qëndrimi, e drejta e pakicës per sa i përket kërkesës per ngritjen e komisionit hetimor mbetet një e drejtë e pakufizuar nga vullneti i shumicës
Nga Fehmi Abdiu
Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë parashikon dy (lloj) procedurash qe ndryshojnë ndjeshëm per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Sipas përmbajtjes se nenit 77 ” ..... se Kuvendi ka te drejte dhe me kërkese te ¼ te gjithë anëtareve te tij është i detyruar te caktoj komision hetimor....” nuk është e vështire per te arritur ne përfundimin se:
a- Kuvendi ka te drejte te krijojë ne cdo kohe nje organ te tille bazuar ne konceptet e standardet kushtetuese te nenit 77 te Kushtetutes dhe te dispozitave te tjera ligjore, qe lidhen me keto standarde.
b- Ne rastet kur kërkohet nga ¼ e te gjithë deputeteve te tij, Kuvendi ndodhet përpara detyrimit per te ngritur ketë komision pa pasur te drejte të diskutojë ngritjen e tij.Kjo eshte nje vecori thelbesore e përmbajtjes se nenit 77 te Kushtetutes tone qe ndryshon nga shume Kushtetuta te vendeve te tjera.
Situata e pare ka lidhje me pushtetin e shumices
Sa me larte, Kuvendi ndodhet ne dy situata apo pozicione kushtetuese te ndryshme. Ne njërën prej tyre ai ka te drejte te krijoj sa here e çmon te arsyeshme me vendim nje komision hetimor parlamentar duke vepruar sipas kërkesave te Kushtetutës, te ligjit dhe rregullores se tij per ketë qellim. Keshtu eshte vepruar ne përgjithësi nga Kuvendi.
Sipas neneve 25, 108, 111, 114/2 e /3 , e 165 te rregullores se Kuvendit, te miratuar me vendimin 357 dt. 9.4.1998, te ndryshuar me vendimin 399 dt. 4.2.1999 dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”, ne komisionet hetimore jane përfaqësuar te gjitha grupet parlamentare ne raport me përqindjen e zëne ne Kuvend, ku eshte përcaktuar numri i anëtareve, përbërja dhe afati i veprimtarisë se tij.
Por, ne praktiken parlatmentare njihet dhe precedenti i vitit 1997 sipas te cilit Kuvendi ka ngritur nje komision hetimor me ligj, per ngjarjet e ndodhura ne vendin tone per periudhën janar-qershor te vitit 1997. Kjo praktike ka mbetur e vetme ne llojin e saj.
Situata e dyte dhe pushteti i pakices:
Ndryshe nga rregulli i parashturar, dispozita e Kushtetutës, duke parashikuar shprehjen “ është i detyruar” merr një tjetër kuptim dhe nuk interpretohet ne te njëjtën mënyre me rastin e mësipërm. Përdorimi ne Kushtetute i shprehjes “është i detyruar”, vendos Kuvendin ne nje pozicion te veçante, duke i hequr te drejtën per te vlerësuar vendimmarrjen per ngritjen e komisionit hetimor. Për ketë qellim, Gjykata Kushtetuese është shprehur se “ e drejta per te kërkuar ngritjen e nje komisioni hetimor është parashikuar ne Kushtetute si nje drejte e ¼ se anëtareve te Kuvendit. Ngritja e komisionit me vote te nje minorance, apo siç pranohet ne doktrinën kushtetuese nëpërmjet zbatimit te parimit te hetimit me votim pakice, dëshmon per nje standard te larte demokratik te Kushtetutës sonë, qe sipas saj nënkupton institucionalizimin e te ashtuquajturit pushtetit te pakices.” Ekzistenca e këtij parimi forcon ne mënyre te konsiderueshme rolin e pakicës parlamentare per ngritjen e komisionit hetimor si nje instrument efikas kontrolli, sa ne literaturë shpesh herë eshte pranuar se nuk eshte e nevojshme qe te merret nje vendim per kete qellim, duke u mjaftuar vetëm me evidentimin e kërkesës se ¼ te deputeteve.
Ne ketë rast e drejta e hetimit parlamentar eshte konceptuar si e drejte e pakicave ne parlament, pavarësisht nga pozicionimi i tyre politik me qellim qe t’u jape atyre nje pushtet më të forte. Pra, së bashku me mjetet e tjera, si: pyetjet, interpelanca, apo mocionet per debat, ngritja e komisioneve hetimore, ne kete menyre përben nje instrument te rendesishem kontrolli qe ushtrohet nga parlamenti dhe vecanerisht nga pakica e tij.
Kjo e drejte shërben njëkohësisht edhe si nje mjet ne duart e pakicës parlamentare për te ushtruar kontroll kryesisht kundrejt ekzekutivit dhe per te kërkuar vënien përpara përgjegjësisë të mbajtëseve te pushtetit abuziv. Pra, sipas Gjykatës Kushtetuese ne nje sistem parlamentar, duke qene se qeveria formohet nga shumica parlamentare, e cila ka ne dore shume mjete te tjera ligjore, e drejta e kontrollit hetimor i njihet sidomos pakicës, qe duke i pasur te kufizuara mjetet e tjera te saj,tenton ta shndërroje hetimin parlamentar ne nje instrument te fuqishëm kushtetues te kontrollit.
Nëpërmjet shprehjes “është i detyruar” ajo ka evituar, per ngritjen e komisionit edhe kalimin e çështjes ne procedurat e zakonshme te votimit, duke vendosur edhe nje balance ndërmjet shumicës per te vendosur lirisht per çështje te tjera dhe te drejtës se pakicës per te qene faktori kryesor per krijimin e komisionit hetimor parlamentar.
Si përfundim, sipas këtij qëndrimi, e drejta e pakicës per sa i përket kërkesës per ngritjen e komisionit hetimor mbetet një e drejtë e pakufizuar nga vullneti i shumicës.
Duke insistuar në këtë element thelbësor kushtetues, Gjykata Kushtetuese është shprehur se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, është një kompetencë kushtetuese dhe e detyrueshme për tu respektuar dhe nuk mund të cënohet nëpërmjet vendimit nga shumica. Njëkohësisht e drejta e pakicës per te disponuar mbi objektin e hetimit, si rregull e kufizon kompetencën e shumicës per ndryshuar ketë objekt pa pëlqimin e pakicës, me përjashtim te rasteve vetëm kur nga qellmi dhe objekti i hetimit konstatohen se preken parimet kushtetuese.
Duke qene keshtu, ne rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga ¼ e deputeteve, Kuvendi ka detyrimin qe mos e diskutojë ngritjen e komisionit por ka te drejte te diskutoj shkallen e respektimit te parimeve kushtetuese ne objektin e veprimtarisë se tij prandaj, lind e nevojshme te insistohet ne gjetjen e nje konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, rreth emërtimit te tij te përcaktuar, deri ne ate mase sa te mos ja bej te pa mundur komisionit kryerjen e veprimtarisë. Kufizimi qe mund t,i behet objektit te hetimit me argumentin se nuk respektohen parimet kushtetuese e bëjnë nje vendimmarrje te tille përfundimtare dhe te kontrollueshme nga pikëpamja e kushtetutshmërisë, per arsye se vendos te drejtën kushtetuese te pakicës parlamentare ne vlerësimin shumicës, gje qe pengon ne kete mënyre ushtrimin normal te kësaj te drejte. Kjo e fundit, pakica ne raste te tilla legjitimohet per te kërkuar kontrollin e kushtetutshmërisë se vendimit te shumicës, qe i ka refuzuar pranimin e kërkesës së saj.
Ekzistojnë edhe mendime se shumica parlamentare, nuk duhet te ketë te drejte per te ndërhyre, ne asnjë rast edhe ne lidhje me objektin, qe vendos pakica. Kjo pikëpamje do te legjitimonte shumicën per te kërkuar kontrollin kushtetues te vendimit, por ky ky qëndrim, ne se do te pranohej, mendoj se do te binte ndesh me praktiken e Gjykatës Kushtetuese, qe ka orientuar ndryshe.