21 janari në dosjen e një juristi

Nga: Revista Mapo
Ngjarjet që ndodhën më 21 janar, tashmë janë bërë objekt i drejtësisë dhe për to drejtësia, përkatësisht Gjykata dhe jo siç rëndom dëgjojmë Prokuroria, do të duhet të japë një përgjigje përfundimtare. Eshtë Gjykata ajo që në përfundim të një procesi penal në të gjitha shkallët ka atributin kushtetues të japë përgjigje përfundimtare se ç’ndodhi më 21 janar, por kjo nuk na pengon që, në bazë të asaj që pamë dhe dëgjuam gjatë dhe mbas 21 janarit, të japim një mendim për to, nisur nga pozicioni i një avokati. Të paktën disa të vërteta, janë tej çdo diskutimi dhe të gjithëpranuara...
Nga Eduart Veçani *
...pati ushtrim të dhunës ekstreme mbi forcat e rendit me synimin për të hyrë në ndërtesën e Kryeministrisë se për çfarë qëllimesh kjo është e lehtë të kuptohet (demonstruesit nuk e beson askush se do të hynin në Kryeministri, thjesht për ta vizituar atë?!)
Kësaj demonstrate i paraprinë deklaratat e liderëve të opozitës së bashkuar për përdorim të forcës me synim që të rrëzonin qeverinë, gjë që vërtetohet nga deklaratat në TV (krahasimi me Tunizinë dhe retorika e përdorur).
Kryetari i opozitës, më datë 20 janar, deklaroi se do ta detyrojmë Sali Berishën të pranojë zgjidhjen politike, pa sqaruar cila ishte kjo dhe si do të arrihej ky “detyrim”.
Përdorimi i termit “detyrim” tregon se do të bëhej jashtë vullnetit të qeverisë dhe Kryeministrit, ndërsa mënyra sesi do të realizohej, u sqarua të nesërmen, pra nëpërmjet dhunës së demonstruesve, (një prej familjareve të viktimave deklaroi në TV se i ndjeri ishte nisur në Tiranë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë).
Edhe sot nuk është sqaruar prej atyre që organizuan demonstratën sesi mund të bëhet rrëzimi i qeverisë nga rruga dhe me demonstratë?!
A nuk jemi në këtë rast para veprës penale për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues (ekzekutivi është një nga degët e pushtetit në demokraci dhe historikisht dega më e rëndësishme e pushtetit, them historikisht, mbasi në demokraci të tria degët janë ekuivalente, por në asnjë rast nuk njihet ndonjë sistem pa qeveri, ndërsa pa legjislativ dhe gjyqësor të unifikuar kemi plot shembuj).
Po ashtu, nga opozita me një synim lehtësisht të dukshëm për të treguar se çdo të ndodhte u ndërrua përcaktimi nga “protestë” në demonstratë (protestat dhe ato të dhunshme qëndrojnë brenda sistemit qeverisës, pra protestuesit e pranojnë atë, ndërsa demonstruesit synojnë përmbysjen e sistemit qeverisës).
Për herë të parë në historinë 20-vjeçare, një tubim i tillë u quajt “demonstratë”, një përcaktim që nuk gjendet në ligjin “Për tubimet”.
Po ashtu, në përfundim të kësaj demonstrate, fatkeqësisht pati 4 të vdekur nga radhët e demonstruesve.
Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë është regjistruar çështja ...
...penale dhe disa prej efektivave të gardës janë marrë në përgjegjësi penale nën akuzën e vrasjes së parashikuar nga neni 79/dh, dhe ë, e Kodit Penal, vrasje me dashje kundër dy ose më shumë personave.
Ngjarjet e ndodhura më 21 Janar duhen parë në kompleks, pra, hetimi i tyre duhet të jetë gjithëpërfshirës sikurse është përcaktuar fatkeqësisht nga përfaqësues të shteteve mike (them fatkeqësisht mbasi ky përcaktim duhet të bëhej nga Prokurorja e Përgjithshme, e cila nuk është më e tillë në çastin që në hetim merr pjesë një prokuror i huaj, për një çështje të kësaj rëndësie).
Problemet që duhet të zgjidhen në hetim janë:
1. Ç’qëllime kishin demonstruesit dhe ata që qëndronin mbrapa tyre?
Kjo e ka një përgjigje të artikuluar mjaft qartë: rrëzimin e qeverisë. A është kushtetues dhe për më pak i ligjshëm ky qëndrim? Eshtë evidente që jo! Ndryshimi i qeverisë bëhet me mjete kushtetuese (mocion mosbesimi në parlament dhe nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare). Deri më sot, askush përveç opozitës nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e qeverisë.
2. A u provokua turma nga policia dhe, nëse jo, përse veprimet e turmës ishin kaq të dhunshme të zgjatura në kohë dhe a kishin një organizim? Nëse po, cilët ishin organizatorët? Nëse u provokua (vëzhgues të pavarur dhe mediat tregojnë se jo) a ishte reagimi i turmës në proporcion me provokimin
3. A mund të konsiderohen paqësore demonstrimet para Kryeministrisë, edhe nëse demonstruesit nuk kryenin veprime dhune, nëse qëndronin aty përkrah atyre që prej disa orësh sulmonin me mjete dhune?
Mbrëmjen e datës 21 Janar, Edi Rama iu drejtua qeverive të shteteve europiane me thirrjen që të mos lejojnë që demonstruesit shqiptarë të trajtohen ndryshe nga ata të Europës. Po sjell në vëmendje një vendim të Gjykatës së Romës, ku demonstruesit që qëndronin përkrah atyre që vazhdonin të kryenin akte dhune konsiderohen fajtore, mbasi me qëndrimin përkrah tyre iu japin protestuesve të dhunshëm nxitje për vazhdimin e dhunës, (e Drejta Penale, autor Giovani Fiandaca, Enzo Musco). Pra, secili që qëndronte para Kryeministrisë, mbas çastit që dhuna u bë e dukshme dhe e pranishme, konsiderohet jo paqësor me riskun e marrjes përsipër të pasojave të zbatimit të ligjit.
4. Në cilin moment të zhvillimit të demonstratës ndodhi vrasja e demonstruesve (duke e marrë të vërtetuar faktin se janë goditur nga forcat e gardës) dhe ç’zhvillime kishin ndodhur deri në këtë kohë?
A kishte të plagosur në radhët e policisë dhe të efektivit të gardës dhe nëse po në ç’gjendje ishin ata (të dhënat tregojnë për disa dhjetëra të plagosur disa prej tyre në gjendje të rëndë, një prej policëve ka qenë në gjendje kome për disa ditë). A ishte vënë në rrezik serioz siguria e objektit dhe e personave për të cilët garda përgjigjet para ligjit? A kishte të dhëna dhe sa të besueshme ishin ato për një rrezik të mundshëm ndaj sigurisë së ndërtesës dhe personave që ndodheshin në të në orët në vijim?
Ajo që është e sigurt, është se kishte një sulm të dhunshëm ndaj policisë, gardës dhe objekteve që ata ishin me ligj të detyruar t’i mbronin.
A ka qenë përgjigja e policisë dhe gardës në zbatim të ligjit dhe në proporcion me dhunën dhe sulmin e ushtruar? A mund të themi se në veprimet e tyre kanë sjellë një pasojë të rëndë, por kanë shmangur dëme të tjera edhe më të mëdha (ç’do të ndodhte, nëse godina e qeverisë do të binte në duar të protestuesve dhe nëse ajo do të sillte më pas dhunë të mëtejshme në vend, ndërtesa të tjera qeveritare dhe private do të sulmoheshin dhe jetë të tjera. Përgjigjen këto pyetje e kanë, mbas verifikimit të paanshëm të asaj që kanë ndodhur e gjejnë përgjigjen në institutet e së drejtës penale të parashikuar nga nenet 19,20,21 të Kodit, që thonë: Neni 19 “Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, Neni 20, “Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh së dëmi i zmbrapsur”, Neni 21, “Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi i paligjshëm.
Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë urdhrin”.
Nëse lexohen me pak vëmendje dispozitat e mësipërme del së në çdo rast forcat e rendit dhe gardës në asnjë rast nuk mund të akuzohen për vrasje të parashikuar nga neni 79, pika dh, dhe ë.
Këto janë disa konsiderata të përgjithshme juridike për çfarë ka ndodhur në 21 janar dhe për çfarë pritet të ndodhë me hetimin dhe më pas, edhe gjykimin e çështjes. Në të gjitha rastet, si një domosdoshmëri për të nxjerrë në dritë të vërtetën.
* Autori është avokat, Prefekt i Vlorës
Të gjithë drejt kompromisit (...apo drejt mirazhit të tij?!)
Sot duket qartë se mes dy partive të mëdha ka një hendek të thellë interesash, i cili lidhet kryesisht me largimin e mundshëm nga skena politike, ose të Berishës, ose të Ramës, në vitin delikat 2013
Wiky, Leaky, Waikiki
Kabllogramet e botuara kësaj jave, konfirmuan një gjë: që amerikanët gjatë mandatit të Xhon Uidhers, akuzat ndaj Berishës i kanë pasur zyrtare e jo personale. Por ngritën edhe një pikëpyetje po aq të madhe: pse sot ndaj kryeministrit të një qeverie që mbron korrupsionin dhe sulmon drejtësinë dhe median (plus 4 të vrarë) Ambasada Amerikane ka ndryshuar totalisht qëndrim?
Të ikin!
Duhet të ikë kjo klasë politike, por me çfarë mjetesh? Me zgjedhje? Gjithkush e di tashmë sesi janë zgjedhjet në Shqipëri, në çfarë mënyre numërohen votat dhe mbi të gjitha, si përzgjidhen ata që do të garojnë