Kryeartikull

Çfarë i mungon Tiranës?

Po dëgjojmë projekte nga më të çuditshmet, të kushtueshmet e ambiciozet për kryeqytetin. Ndërkohë janë harruar një listë objektesh e institucionesh pa të cilat vetë kryeqyteti s’mund të konsiderohet i tillë. Tregjet e shumicës, muzeu i qytetit, thertorja, fusha e përpunimit të mbeturinave, qendra e panaireve, impianti i ujrave të zeza etj: këto janë disa nga objektet e munguara që i japin fytyrë njerëzore një qyteti

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Arben Puto - Plani grek për regjistrimin etnik dhe qeveritë shqiptare

Historiani i njohur, profesor Arben Puto, është një ndër penat më prodhuese në fushën e studimeve historike. Nga lartësia e tij e 87 vjetëve, ai mund të jetë i qetë me kolanën e veprave që ka krijuar tashmë, ku hidhet dritë mbi aspekte e fenomene të spikatura të historisë së vendit tonë e rajonit, mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë. Në këtë intervistë për Mapo, ai pranon të diskutojë edhe për situatën politike aktuale, regjistrimin me bazë etnike, Akademinë e Shkencave dhe problemin e minoritetit grek

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Fushata jonë

Kur ethet e fushatës elektorale kanë pushtuar anembanë vendin, ata janë vënë në vëmendje edhe të vetë politikës. Sepse sjellja e tyre në spektaklin “Portokalli” në Top Channel, mund të ndikojë jo vetëm humorin e popullit, por edhe votën e tij. Po po, kjo nuk është aspak një shaka. Florian Bina, Rudina Dembacaj dhe Drilon Hoxha janë tre sozitë e personazheve më të famshëm të politikës shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama e Jozefina Topalli. Jozefina, Doktori dhe Edvini i Portokallisë kanë vënë tashmë “veton” e tyre në këtë spektakël, dhe janë padyshim ndër numrat më të ndjekur të spektaklit. Kur Berisha bën gjestikulacione, kur Topalli ngre vetullën apo Edi Rama nis të shtrembërojë fytyrën, të gjithë qeshin, sepse u kujtohet menjëherë sesa e lehtë është që arti të takojë realitetin. Por përtej të qeshurave, këta tre personazhe japin mesazhe politike, prekin tema sociale dhe ironizojnë ato që syri i thjeshtë i publikut nuk ka mundur t’i kapë gjatë fjalimeve të gjata politike. Kur menduam të bëjmë një “fushatë elektorale paralele”, me sozitë e politikanëve, patëm dilemën se po shkelim në një terren delikat. Aq më shuma na u shtua kjo ndjesi kur morëm vendimin që këto tre intervista t’i vendosim si kopertinë e numrit. Por, siç do ta lexoni, sinqeriteti dhe “distanca” që vetë protagonistët e inervistave kanë me heronjtë e tyre realë, bëri që këto dilema të bien. Flori, Rudina dhe Driloni janë imitues, të aftë madje. Por ata, mbi të gjitha, janë qytetarë, e ndoshta ndoshta, edhe votues më 8 maj. Ku i dihet...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Skaneri i zgjedhjeve : kush fiton në 8 maj

Tre gazetarët e njohur Blendi Fevziu, Sokol Balla dhe Alfred Peza analizojnë fushatën elektoral të zgjedhjeve vendore. Sfidat, pikëpyetjet dhe nyjet e pazgjidhura të një përballjeje të ashpër politike

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Karsten Ankjær Jensen - Dëgjojeni mirë “zilen e zgjimit”!

EKSKLUZIVE/ Ambasadori danez në Tiranë Karsten Ankjær Jensen kërkon ndjesë për rrëmujën e librave e shkresave, teksa na fton të ulemi në zyrën e tij të punës, në katin e katërt të një pallati në zonën e Bllokut. Një ambjent tipik i stilit nordik, i thjeshtë, por tejet funksional. Na shpjegon se po niset për në Kosovë, ku do të vëzhgojë zgjedhjet e së dielës, në përbërje të një grupi vëzhguesish të huaj. Zoti Jensen pëlqen të diskutojë jashtë kortezive formale të një diplomati, ai është mjaft i komunikueshëm dhe i hapur për çdo argument. Një ndër përfaqësuesit më aktivë diplomatikë në Tiranë, ai është gjithashtu një partizan i veprimit konkret dhe i të folurit të drejtpërdrejtë. Një “përjashtim” nga imazhi i diplomatit të tipit “Wikileaks”, që tjetër thotë dhe tjetër shkruan, nëse do të përdornim një batutë shumë në modë këto kohë. Zoti Jensen u tregua i gatshëm të trajtojë për revistën MAPO, disa prej temave kryesore të aktualitetit në Shqipëri. Në këtë intervistë ai flet rreth marrëdhënieve të fundit mes Tiranës dhe Brukselit, për krizën elektorale dhe përmbytjet në Veri të vendit

Lexoni lajmin e plote 1 koment (e)

Ju shkruan “Rruga e Elbasanit”...

Zbardhja e tabulatit të mesazheve elektronike drejt Uashingtonit nxjerr se emailet mbi situatën e brendshme politike, marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat e njeriut, përbëjnë lëndën bazë të materialeve të nisura nga Ambasada Amerikane në Tiranë, drejt Departamentit të Shtetit

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Edi Rama, fitoi apo humbi

Tërheqja nga fletët e votimit ishte lëvizja e fundit e kreut të PS për zhbllokimin e krizës elektorale. Pasojat dhe përfitimet që rrjedhin nga një hap i tillë, skenaret e mundshme pas nisjes së hetimit të zgjedhjeve

Lexoni lajmin e plote 4 koment (e)

Shqipëria, një vend i vështirë për fëmijët

Në njëzetë vitet e fundit, kronika e tragjedive të fëmijëve shqiptare ka qenë gati e përvitshme. Ajo që i bashkon shumicën e ngjarjeve të tmerrshme mbetet varfëria e tejskajshme dhe në jo pak raste dhe pakujdesia gjenetike natyrale kombëtare. Pasojat dihen: viktimat, ne të gjithë rastet kanë qenë të pafajshmit, lexo fëmijët

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Marrëveshja e detit - Plani sekret i qeverisë shqiptare

Një material i rezervuar është formuluar nga Ministria e Jashtme për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga rrëzimi i marrëveshjes së detit me Greqinë. Tirana parashikon ta dërgojë dosjen e nxehtë në njërën nga dy gjykatat ndërkombëtare, në Hagë dhe Hamburg. Një mundësi të tillë e paralajmëron edhe Presidenti Topi. Ka dhe më shumë, në nivel lokal, referimi në Kodin Penal kërcënon deri me burg të përjetshëm grupin e negociatorëve shqiptarë të marrëveshjes. Jashtë nuk mbetet as kryeministri Berisha

Lexoni lajmin e plote 1 koment (e)

Sokol Balla - Rrëfimi i sprasëm

Pesë vjet në Top Channel dhe pse kjo marrëdhënie e suksesshme do të vazhdojë. TOP STORY, risitë dhe konkurrenca: “Ku jam ndryshe nga të tjerët”. Lufta e brezave dhe botëkuptimeve, por edhe ftesa për paqe mes politikës dhe shtypit: “Politikanët duhet të kuptojnë se të bëjmë pyetje të vështira, kjo është detyra jonë”. Jeta private, si po ndryshon ajo, në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshorten Belinda Balluku.

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Sokol Balla : Rrëfimi im për TOP STORY

Pese vjet ne Top Channel dhe pse kjo marredhenie e sukseshme do te vazhdoje.TOP STORY,risiste dhe konkurrenca:"Ku jam ndryshe nga te tjerët" Intervistyoi: Henri Çili

Lexoni lajmin e plote 1 koment (e)

Gjithe detajet sekrete te negociatave

Një rrugëtim i gjatë nga greva e urisë së socialistëve, në “dështimin” e negociatave me evropianët në Bruksel dhe deri tek rinisja e tyre në Tiranë. Kronikë dhe detaje sekrete të një beteje politike që afron shanse të panjohura më parë për politikën shqiptare. Që nisin me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por shkojnë dhe shumë më tej se kaq; në garantimin përfundimtar të institucionit të zgjedhjeve dhe të rregullave të lojës. Kush fiton dhe kush humbet nga marrëveshja e pritshme, cilët ishin aktorët e një loje mjaft të ndërlikuar politike me shqiptarë të sertë dhe evropianë diplomatë? MAPO zbulon copëzat e “çuditshme” të puzzle-t politik

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Një MAPO tjetër

Katër vjet pas botimit të parë, projekti MAPO zgjerohet. Jo vetëm revistë, por edhe gazetë e përditshme. Një ndryshim i natyrshëm, si fundi logjik i një rruge të gjatë dhe plot sfida. Të gjitha hollësitë e kësaj jete të dytë të MAPO-s

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kriza greke dhe viktimat shqiptare

Përshkallëzimi i pasojave të kapitullimit financiar të Greqisë në ekonominë reale të vendit, përbën një lajm tejet të hidhur për mbi 600 mijë emigrantët shqiptarë që punojnë atje. Por jo vetëm...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Po kthehen...!

Përshkallëzimi i pasojave të kapitullimit financiar të Greqisë po shtyn emigrantët shqiptarë drejt dilemës së rikthimit në Shqipëri. MAPO sjell katër histori paralele familjesh, të cilat janë kthyer në vendin e tyre për shkak të pamundësisë për të jetuar në një vend që kalon një krizë të thellë. Jo vetëm kaq. Tkurrja e tregut të punës dhe tronditja e buxheteve familjare të emigrantëve shqiptarë, do të thotë më pak të ardhura në valutë që hyjnë në Shqipëri. Dhe vendi ndodhet sakaq në vështirësi shumë serioze ekonomike

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Ligje në erë

Raporti i Qendrës për Çeshtja të Informimit Publik nxjerr në pah fakte tronditëse që lidhen me transparencën e shtetit përballë qytetarëve. 380 akte ligjore e nënligjore të shtrira në vitet 2006, 2007, 2008, nuk janë botuar fare në Fletoren Zyrtare, siç e kërkon në mënyrë taksative ligji. Një mishmash ligjesh, vendimesh qeverie e aktesh normative, të cilat kanë shpesh efekte jo vetëm teknike, por edhe financiare apo pronësore

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Gërryerja ose “Kanceri” i tokës shqiptare

Janë mijëra e mijëra hektarë tokë që po rrëshqasin dhe mijëra të tjera, që janë gati ose parashikohen nga specialistët, që do të pësojnë të njëjtin fat prej erozionit. Shtëpi, pyje dhe fusha të tëra po degradohen para syve të të gjithëve. Fshatarët dhe qytetarët, që po e pësojnë prej dhunimit të natyrës, kanë mbushur kronikat televizive duke u qarë dhe duke kërkuar ndihmë. Por, askush nuk i dëgjon, sepse e ka të pamundur t’i ndihmojë. Natyra po hakmerret paq me atë që i ka bërë homo Albanicus përgjatë viteve

Lexoni lajmin e plote 1 koment (e)

Shteti i 223 drejtorëve

Harta e drejtuesve të nivelit të mesëm nga “Dëshmorët e Kombit” te Rruga e Kavajës! “Dieta” e qeverisë: 15 ministra + 35 zëvendësministra ... por 223 drejtorë! Qeveria reformon administratën publike duke shtuar numrin e drejtorëve të drejtorive nëpër ministri dhe duke pakësuar personelin e agjencive, drejtorive, institutive apo njësive në varësi direkte të këtyre dikastereve

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Berisha-Rama, a ka kuptim tani konflikti?!

Përmbytjet kanë ribërë hartën fizike të Shqipërisë, por edhe axhendën e forcave kryesore politike. Prioritete të reja në një kohë krize humanitare. A do të vendoset një armëpushim mes pozitës dhe opozitës, në emër të emergjencës civile? A do të shqyrtojë opozita një hyrje të përkohshme në Kuvend, me qëllim zgjidhjen e krizës? Sa kuptim ka vijimi i sherrit politik, në kushtet kur një pjesë e vendit ndodhet nën ujë? Ja skenaret që hapen për skenën tonë politike pas përmbytjeve në Nënshkodër

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

PERMBYTJA... Nën-Shkodra, në Arkën e Noes

Komuna e Anës së Malit, Komuna e Dajçit dhe e gjithë periferia e Shkodrës, Ishull Lezha e më tej, i gjithë Veriu i Shqipërisë është nën ujë. Banorëve të pakët, të mbetur në shtëpitë mbi ujë, u ka mbetur thjesht të shikojnë dhe të presin se çfarë do t’u sjellë e nesërmja, që mund të jetë ...larg qoftë... e fundit në shtëpi. Politikanët e Pozitës u thonë: Ngrohje Globale; të tjerët e Opozitës: Papërgjegjshmëri. Por uji ngjitet e ngjitet dhe nuk di më të ndalet...nga pazotësia e të gjithëve

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)


Faqja pasardhese >>