Bote

SHBA dhe Rusia gjejnë gjuhën për armët

Obama, Medvedev nënshkruajnë marrëveshjen për pakësimin e armëve bërthamore. Traktati kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të shkurtojnë inventarin e mbushjeve bërthamore me një të tretën gjatë shtatë vjetëve. Marrëveshja kërkon gjithashtu përgjysmimin e numrit të raketave, nëndetëseve dhe bombarduesve që i mbajnë këto armë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

BE, një gjigand me këmbë plumbi

Projekti i organizimit të “Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian” i sapoparaqitur nga ministrja e jashtme e Bashkimit Europian Catherine Ashton synon t’i japë BE-së një rol prej aktori të dorës së parë në çështjet ndërkombëtare. Por asgjë nuk është e sigurtë kur flitet për politikën e jashtme evropiane, nëse hedh sytë mbi përçarjen e shteteve anëtare në këtë fushë, mbi aparatin gjigand diplomatik të BE sot dhe betejën e ashpër për kompetencat e përfaqësimit të përbashkët diplomatik

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Të fshehësh apo të dënosh? Vatikani e ka bërë zgjedhjen

I përballur me një valë skandalesh seksuale në Kishën Katolike, Papa Benedikti i XVI e ka të vështirë të reagojë. Por në fakt kjo vështirësi në gojën e përfaqësuesve të Vatikanit është shekullore, dhe ky është problemi i vërtetë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Dhjetë arsye për të mos sulmuar Iranin

Në momentin kur amerikanët kërkojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Teheranit, një kronist i Nju Jork Tajmsit e fton Uashingtonin që të mbështesë iranianët në përpjekjet e tyre demokratike

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kili, një shtet solid që u mbajt në këmbë

Tërmeti i 27 shkurtit shkaktoi dëme të shumta dhe provokoi vdekjen e mbi 800 personave. Megjithë goditjen e rëndë, autoritetet kiliane provuan se dinë të rujanë qetësinë dhe efikasitetin. Një shembull i mirë që dha presidentja Mishel Bashle

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Drejtuesi i Toyotës kërkon falje publike

Akio Toyoda kërkoi ndjesë për problemet me pedalin e gazit që ka çuar në disa raste vdekjesh në Shtetet e Bashkuara dhe premtoi ndryshime të rrënjësishme në mënyrën e ndërtimit të makinave nga Toyota

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Koha për të vrarë

Përdorimi i dredhisë për të zënë në grackë dhe për të vrarë kundërshtarët në zona larg fushëbetejës, ka qenë një tipar rreth 3000 vjeçar i konflikteve – të paktën që kur Jaeli, një nga luftëtaret heroina të Izraelit të lashtë, joshi komandantin armik Sisera në çadrën e saj, e vuri në gjumë mes një pijeje freskuese me qumësht dhe më pas përdori një nga trarët e tendës për t’i hapur trutë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Përmes histerisë, sa vlen vërtetë al-Kaeda?

Terroristët nuk kanë realizuar asnjë aksion tjetër në shkallën e 11 Shtatorit në asnjë vend të botës. Një studim i 2007-ës nga universiteti kanadez Simon Fraser thotë se numri total i vdekjeve në botë nga sulmet terroriste është ulur ndjeshëm që nga 2001-i. Dhe ndërsa planet e al-Kaedës nganjëherë arrijnë të realizohen – si rasti i operacionit të agjentit të dyfishtë që vrau shtatë nëpunës të CIA-s në Afganistan – ato janë bërë më të rralla dhe më të dobëta

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Si po e “gëlltisim” planetin Tokë!

Në natyrë, ashtu si në ekonomi, llogaritë duhen bërë mirë dhe me kujdes: mund të futesh në borxh, por borxhi duhet shlyer një ditë. Kjo s’po ndodh me atë që po i bëjmë ne njerëzit planetit Tokë. Në përdorimin e burimeve natyrore ne e kemi harruar parimin e mësipërm. Konsumojmë më shumë ujë, minerale, pemë dhe produkte detare, sesa planeti është në gjendje të prodhojë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Një Ballkan Otoman në shekullin e 21

Ne me turqit jemi miq të hershëm. Në këtë konstatim nuk ka as teprim, as shtirje dhe as ndonjë deformim historik. Por mesa duket ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka vendosur të na e kujtojë sërish këtë në një prizëm krejt të ri. Dhe provokativ, pa asnjë dyshim. Në një fjalim të mbajtur pak ditë më parë në Sarajevë, të cilin po e botojmë të plotë më poshtë, Davutoglu kërkon hiç më pak sesa të rivizatojë linjat e politikës globale mbi rajonin tonë, duke ofruar një optikë krejt të re të shikimit të aspiratave që popujt ballkanikë kanë për vendet e tyre në kontekstin rajonal, kontinental dhe global. Ballkani otoman është një histori suksesi, prandaj ia vlen ta rikthesh në jetë, kjo është teza themelore e fjalimit të çuditshëm të ministrit të jashtëm turk, i cili nuk ngurron të evokojë boshnjakë, shqiptarë dhe serbë të shquar të disa shekujve më parë, si provën materiale të glorifikimit të një epoke, e cila rëndom në Shqipëri, por edhe rreth saj, shihet në fakt si njëri ndër shkaqet historike kryesore që e lanë pas rajonin e Ballkanit, duke e ndarë nga trendi i zhvillimit europian. Megjithatë fjalimi i ministrit turk ia vlen të lexohet. Qoftë edhe për kuriozitet...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Dosja “Irak”: Mos prisni surpriza!

Një hetim mjaft i pritur mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes britanike në Irak, sapo ka nisur në Londër. Karni Ros, diplomat britanik në OKB në kohën e pushtimit, denoncon në këtë shkrim një skenar tashmë të shkruar dhe që s’do të sjellë asgjë të re mbi këtë faqe të turbullt të kësaj lufte

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

OKB: Afganistani, kjo parajsë droge

Sipas një raporti të publikuar së fundi nga Zyra e OKB për Drogën dhe Krimin, Afganistani ka sot monopolin e kultivimit të opiumit, me rreth 92% të sasië totale që qarkullon në botë. Opiumi është lënda e parë e njërës prej drogave më vrastare, heroinës. Pesha e këtij trafiku në ekonominë vendase janë dokumentuar gjerësisht deri më sot, por e panjohura nis kur kur ky produkt le Afganistanin dhe shpërndahet nëpër botë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Re të zeza mbi Shtëpinë e Bardhë

Pas njëqind ditëve në qeverisje, mes Obamës dhe Amerikës duket se ka përfunduar “muaji i mjaltit”. Reformat nuk po japin frytet e pritura, kurse armiqtë më të rrezikshëm ndodhen pikërisht brenda partisë së tij

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kosova, lufta diplomatike sapo ka filluar

Ende e vështirë rruga e Kosovës në diplomaci. E, paçka pretendimeve të sukseseve serbe, duket qartë që shqiptarët dhe kundërshtarët e tyre sllavë- janë ende në fillimin e një rruge të vështirë. Konferenca Islamike, me anë të tre vendeve të saj: Egjiptit, Sirisë, Azerbaixhanit që njihen si pro-serbe, zbutën një projekt-rezolutë, që ishte përgatitur nga Shqipëria me paraqitjen e Arabisë Saudite për njohjen e Kosovës. Gjithsesi, miratimi i një forme më të zbutur të saj, tregon se procesi duket i pakthyeshëm

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Miset e kokainës Të bukura, të hijshme dhe ...fatale

Në kokën e karteleve të drogës në Amerikën e Jugut po penetrojnë gjithnjë e më shumë gra. Kërkojnë pasurimin e lehtë dhe pranojnë të marrin komandën mbi meshkujt. Ja shifrat e një fenomeni në rritje në kontinentin amerikano-jugor

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Obama, presidenti i një ere të re për Amerikën

Dita e madhe e Barak Obamës është lënë tashmë pas shpine. Megjithatë vlen të evokohet edhe një herë ajo që ndodhi në Uashington më 20 janar, kur e gjithë bota pa ngjitjen në skenë të të parit president me ngjyrë, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në këmbët e një ndërtese të ngritur nga skllevërit një shekull e ca më parë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Islanda, një vend ‘në hipotekë’

Historia është e thjeshtë: dështuan tre banka dhe ra një shtet i tërë. Por a bëhet fjalë për një tërmet, apo është një mashtrim?! Precedenti islandez po bën të mendohen të mëdhenj e të vegjël

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

“Femra! Femra! Femra! Çmenduritë seksuale të kryeministrit”

Ngjarjet që analizon me humor të hidhur Alexander Stille për revistën javore prestigjioze “The New Yorker” të javës së shkuar, nuk lidhen me Shqipërinë (jo kësaj radhe, për fat!), por me Italinë e Berlusconit seksist, fjalaman, të korruptuar e të paskrupullt

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kriza e trefishtë

Kriza financiare, ndryshimet klimatike dhe energjia. Këto janë krizat që ndërlidhen sot mes tyre dhe që e ushqejnë njëra-tjetrën në mënyrë të pandashme. Për këtë arsye janë të vështira për t’u shëruar. E vetmja rrugë duket që ato të kthehen në mundësi për biznes. Me kusht që të na dalë koha!

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kosova këtë javë hap misionin në Shqipëri

Hapja e derës së ambasadës kosovare në Tiranë shënon fillimin e funksionimit të marrëdhënieve diplomatike të Kosovës jashtë vendit. Pas dhjetë ambasadave të para, merret vesh se po përgatitet të dekretohen edhe dhjetë misione të tjera, përfshirë Portugalinë, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërkohë serbët po përballen me kërkesat e OKB-së, duke u propozuar idetë e tyre

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)


<< Faqja paraardhese - Faqja pasardhese >>