Kulture
Intervistë me Klaudia Kardinalen për revistën MAPO. Si u ngjit mjeshtrja e madhe e kinematografisë në botën e filmit. Personazhet qe punoi dhe njerëzit qe e rrethuan drejt suksesit të saj. Kujtimet e jashtëzakonshme per Sergio Leonen, Felinin, Alen Delon etj...
Intervistë me aktorin e “Eyes Wide Shut” dhe regjisorin e njohur serb Sherbexhija. Si e ka njohur Shqipërinë dhe artistët me origjinë shqiptare të ish-Jugosllavisë; teknikat e punës së tij; si u bë i njohur në Botë dhe sekretet e artistëve të mëdhenj
Do te rekomandoja një zgjidhje. Me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2011, qeveria e Kosovës, të shpall një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar. Të bëhet një vepër tjetër, e cila të inaugurohet me këtë rast. Skënderbeu i Paços të vendoset ne një vend tjetër në Prishtinë: oborr i brendshëm, apo holl i lartë; ku të ekspozohet si vepër arti, kopje me te dhënat përkatëse. Kjo praktikohet shpesh në Botë. Kështu rivihet në vend prestigji i origjinalit në Krujë. Unë do iu propozoja të bëhej e zmadhuar në bronx një nga dy Skënderbetë e xha Lazes ( Iljas Turhani) mjeshtrit të madh popullor (origjinalet në dru janë në studion time), një përfaqësim i denjë i fantazisë popullore mbi heroin tonë
Shoqata me qendër në Shkodër është e themeluar nga kompozitori dhe dirigjenti i mirënjohur Zef Çoba, profesor i dirigjimit koral në Akademinë e Arteve Tiranë dhe ka 11 vjet që zhvillon veprimtari muzikore brenda dhe jashtë vendit...
Po afrohet kremtimi i 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur dhe pak gjëra duken në horizont se po mendohen për t’i bërë një përkujtim që e meriton. Njerëzit që punuan ndër vite për të dhe monografitë, paçka meritave, nuk na lanë as edhe ditën e saktë të lindjes, ndërsa në qytetin e tij pothuaj është i harruar. Për fat, Migjenin, se ka tradhtuar vendi i pamasë që ka tek lexuesit e tij në Shqipëri dhe kudo...E a është e mjaftë kjo?!
Intervistë me poetin e njohur. Si e shikon ai desidencën shqiptare në letërsi dhe a ka ekzistuar apo jo. A ishte antikonformizmi desidencë? Ata që ‘mbanin’ poezitë dhe veprat në sirtare dhe si përfundoi një grup shkrimtarësh...në punë të detyruar
Nëntë vjet më parë politika dhe mediat humbnin një figurë të spikatur e unikale. “Dori i Vogël”, siç e quanin miqtë, ka lënë pas kujtimin e njeriut me një sens të jashtëzakonshëm poetik, me një zemër të madhe e një humanizëm të rrallë...
Një eksperiencë për tu jetuar, e për tu zbuluar në çdo mënyrë që mund tju shkojë ndërmend, nga fluturimi me avion në destinacionin e preferuar apo edhe me makinë përgjatë bregdetit dalmat, ose fare mirë edhe nëpërmjet Italisë
Një zhytje në Syrin e Kaltër është kurdoherë një sfidë drejt së panjohurës. Rryma e fortë e bën të vështirë eksplorimin e burimit, por fotot që po botojmë, zbulojnë një botë që ka mrekulluar breza të tërë shqiptarësh dhe vizitorësh të huaj
Jon Tarifa, këngëtari i ri shqiptar, që jeton prej vitesh në Holandë, tregon planet e tij. Si ka qenë ecuria e tij në botën e muzikës, por edhe si do marrë pjesë në Curacao North Sea Jazz Festival, në të njëjtën skenë ku do të këndojnë edhe Sting dhe Stevie Wonder, dy prej favoritëve të tij
Ajo është vetëm 21 vjeç, por ka nuhatje në përzgjedhjen e kompozitorëve, të cilët krijojnë hitin e radhës për të. Përtej klipeve që transmetohen në kanalet muzikore shqiptare, këngëve në radio dhe çmimeve të fituara, përmes kësaj interviste rrekemi të njohim Argjentina Ramosajn, një këngëtare e re, shumë simpatike, me një zë interesant dhe siç do të lexoni në vazhdim, një vajzë fjalëpakë. “Kur fjalët heshtin, muzika flet” është shprehja e saj e preferuar. Në këtë mënyrë, Argjentina na fton që pas kësaj interviste të dëgjojmë këngët e saj, sepse është muzika ajo që do flasë më shumë për të
Ndërsa i vogli Dom Kacorr, shtetari ynë i madh, u prit e u mor në dorëzim sic merret një pako me djath kackavall në Rinas. Shteti nuk ekzistoi për Rilindasin e shquar; as për misin e Kongresit të Manastirit, as për nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, as për garantin moral të Shqipërisë së porsashpallur
Ka vite që pas listimit të Beratit dhe Gjirokastrës në UNESCO, autoritetet qendrore dhe vendore të Shqipërisë pretendojnë se misioni u përmbush, ndërkohë që një material i fundit tregon gjendjen e rëndë në këto dy qytete dhe më shumë akoma dështimin e autoriteteve shqiptare të dy niveleve për mbarëvajtjen e tyre
Me rastin e marrjes së presidencës polake të Bashkimit Evropian, Znj. Tatarzinska ambasadoresha e Polonisë në Shqipëri, ka përcjellë perceptimin evropian përmes karikaturës së disa prej individëve më të shquar grafikë të vendit të saj...
Reformimi i sistemit universitar gjerman në kuadrin e procesit reformues të Bolonjës që ka të bëjë me kalimin nga sistemi me magjistraturë në atë me dy nivele: Bachelor dhe Master, po ndikon negativisht në mbarëvajtjen e aktivitetit të degës së albanologjisë... Në këtë kontekst të ri dega e albanologjisë pranë LMU është transformuar në nivelin e parë të sistemit universitar në një fushë studimi me drejtim thjesht gjuhësor, duke rrezikuar kështu seriozisht të humbasë njëherë e përgjithmonë fizionominë e fituar
Ka interpretuar me mjeshtëri në Festivalin Ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve” trioja instrumentale nga Franca “Le trio thais”. Pas ekzekutimit, kanë premtuar të rikthehen sërish në Shqipëri
Një djalë i talentuar gjermano-shqiptar ka fituar këtë vit çmimin e madh kombëtar gjerman të muzikës për moshën e tij dhe pak ditë më parë është fiksuar të jetë solist çelist me orkestrën shqiptare të RTVP
Për herë të parë, një vajzë shqiptare ka mundur të krijojë një “brand name” të regjistruar me të drejta të plota për të prodhuar produkte kozmetike të cilësisë më të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht aty ku jeton e punon, në qytetin e Nju Jorkut. Ajo quhet Linda Treska, një vajzë me orgjinë nga qyteti i Korçës, që nga një emigrante e thjeshtë, sot është një ndër emrat më të njohur në fushën e prodhimeve kozmetike. Linda shënon një eksperiencë të gjatë në botën e modës, për emra të shquar si Chanel, Estee Lauder apo Yves Saint Laurent ka vendosur që eksperiencë e saj dhe cilësinë në fushën e kozmetikës, ta sjellë më çmime të përballueshme edhe për femrat shqiptare. Një tjetër histori suksesi e cila ja vlen për tu rrëfyer
Është e çuditshme të mendosh se në garën e përvitshme që me thënë të drejtën na huton pak ne Tiranasve për nga lloji i makinave dhe motorëve që na pushtojnë me stampat e tyre Rally Albania rrugët tona, kanë marrë pjesë gati 900 garues qe nga fillimet e saj
Intervistë ekskluzive për MAPO-n me fotografin e MAGNUM, Martin Parr. Si u bind për të hapur ekspozitën në Tiranë me British Council dhe G.A.; Si e mban mënd Shqipërinë dhe për auditorin shqiptar të gjithë teknikën e punës së tij...
Të gjithë drejt kompromisit (...apo drejt mirazhit të tij?!)
Sot duket qartë se mes dy partive të mëdha ka një hendek të thellë interesash, i cili lidhet kryesisht me largimin e mundshëm nga skena politike, ose të Berishës, ose të Ramës, në vitin delikat 2013
Wiky, Leaky, Waikiki
Kabllogramet e botuara kësaj jave, konfirmuan një gjë: që amerikanët gjatë mandatit të Xhon Uidhers, akuzat ndaj Berishës i kanë pasur zyrtare e jo personale. Por ngritën edhe një pikëpyetje po aq të madhe: pse sot ndaj kryeministrit të një qeverie që mbron korrupsionin dhe sulmon drejtësinë dhe median (plus 4 të vrarë) Ambasada Amerikane ka ndryshuar totalisht qëndrim?
Të ikin!
Duhet të ikë kjo klasë politike, por me çfarë mjetesh? Me zgjedhje? Gjithkush e di tashmë sesi janë zgjedhjet në Shqipëri, në çfarë mënyre numërohen votat dhe mbi të gjitha, si përzgjidhen ata që do të garojnë