Reportazh

Bovilla, ku pinë ujë bashkë tiranasit dhe dhitë

Rezervuari i Bovillës është pak kilometra nga Tirana në një nga peizazhet më të bukura natyrore, ku Tirana ndahet me Krujën. Kushdo mund të shkojë... të lahet. Të kryejë nevojat personale dhe... të largohet i qetë. Ndërsa afër digës së tij, atje ku janë dhe impiantet, ruhet me kujdes, në pjesën tjetër rezervuari jo vetëm është krejtësisht i paruajtur, por më shumë akoma je në shoqëri të ‘peshkatarëve’, të dhive që kullosin lirisht, papastërtive të gjithë llojeve dhe kuptohet makinave që vinë deri në breg të patrazuar nga askush...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Humbja e Vlorës së vjetër

Nuk është prej vitesh që s’mbahet mënd kalaja e vjetër e qytetit, kanë humbur rrugë dhe ndërtesa të tëra, kurse Vlora e dikurshme gulçon mes ndërtimeve marramendëse betoni, të cilat i kanë pllakosur kudo. Një udhëtim nëpër qytet, të zbulon këtë vjetërsi të këndshme, që duket se të sotmit e kishin të vështirë ta mbanin. Ndaj, jo shumë kohë më parë, një album i arkitektit Stefa e ngjalli këtë vjetërsi nga hiri i shekujve...duke u kujtuar bashkëqytetarëve hiret e flakura tutje...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Minatorët në Bulqizë: Ne t’vdekurit e pakallur

Historia e minatorëve të Bulqizës është një histori e shumë njohur, por që pakkush mund t’i dijë realisht prapaskenat që po luhen me jetët e tyre. Të përdorur, të shmangur dhe të përbuzur, minatorët po vuajnë pasojat e një makutërie të pafundme për kamjen që prodhon kromi. Në reportazhin tonë, disa prej tyre të frikësuar, tregojnë se mbijetojnë por nga ana tjetër duken edhe sesa të panjohur mbeten me arsyet e neglizhencës ndaj tyre...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Orikum ose këneta që u bë plazh

Është qyteti i 12.000 banorëve, por 50 vjet më parë, ishte thjesht një fshat i vockël. Banorët e parë çamë që mbërritën pas Luftës së Dytë gjetën një kënetë, ku ishte e pamundur të jetoje. Do ishte baza ushtarake, ndërtuar pak vite më vonë, e cila e ktheu në qendër banimi, duke i dhënë për emër, toponimin e vjetër antik të Orikut. Sot, banorët e ardhur nga e gjithë Shqipëria kanë fatin t’i kënaqen plazhit dhe kthimit të qytetit në një qendër të vërtetë pushimi...mbi ish kënetën e dikurshme

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Jal, banorët në pritje të rregullit

Që nga koha, kur pak vite më parë u prishën godinat e banorëve në Jal, pranë Vunoit, shumë gjëra kanë rrjedhur. Banorëve ende nuk u njihen pronat, ndërsa të ardhur të shumtë po e transformojnë vendin duke ia humbur identitetin. Kioskat garojnë me njëri-tjetrin duke të kujtuar disi Parkun Rinia. Madje, dikush ka vendosur një ngrehinë druri në rërë dhe shpejt me këto ritme, do të futen deri në det. Jali i dikurshëm ka humbur krejtësisht nën lakminë e njerëzve të pangopur të kapitalizmit shqiptar…

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Na ishte njëherë... Biga e Adem Rekës

Porti i Durrësit është modernizuar shumë krahasuar me kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria pushtuese italiane zbarkoi në vend. Tashmë s’janë më anijet e vjetra, pos pak prej tyre syresh, ndërsa e vetme, prej vitit 1956, ekziston Biga e madhe lundruese me emrin e heroit simbol ‘Adem Reka’. Pak detarët që e mbajnë ende këtë anije-histori rrëfejnë jetën e tyre dhe luftën e mbijetesës. Ndërsa tutje në stere, larg, historinë e ruan ende një nga emblemat historike të qytetit, Feruz Mataj, burri që e ngriti nga hiçi portin e madh...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Troja - “zhgënjimi” i madhështisë së Homerit

Një hapësirë arkeologjike, që duhet thënë se nuk e kalon shumë Butrintin, pak turistë dhe varfëri ekspozuese, ky është pak a shumë sfondi arkeologjik i Trojës. I mbajtur aspak mirë; një muze i varfër, që paraqet historinë e gërmimeve; dhe zërat patetikë të zvargur të guidave turke, që përsërisin të njëjtat gjëra, në të vërtetë nuk ‘të grishin’ për asgjë. Gjithsesi, po t’i harrosh të gjitha këto, je në vendin më historik të botës dhe në një atraksion, që nuk duhet mbetur pa u parë sa të jesh gjallë...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Në gjurmët e Bajronit të panjohur

Ideja për krijimin e një Itinerari Historik-Kulturor në gjurmët e Bajronit është konceptuar nga Auron Tare, një njohës i mirë i marrëdhënieve të Bajronit dhe Shqipërisë dhe bëhet në udhën që përshkoi poeti i njohur në shekullin e XIX me mikun e tij Hobhaus

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Ankaraja, fytyra urbane e Turqisë së re

Ky qytet i pastër, që bashkë me rrethinat po i afrohet të 4.5 milionë banorëve, është simboli i vërtetë i Turqisë. I qetë, i miradministruar dhe me një jetë që zhvillohet pandërprerë 24 orë, ka treguar interesat me shumë ambicie të turqve të rinj drejt shekullit të XXI. Një strukturë e tërë institucionesh mëton të mbajë dhe të tregojë fuqinë e shtetit, që sërish si dikur në Mesjetë, po ‘e tremb’ në themel Evropën

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Liqeni artificial ose këneta e Tiranës

Duhet të shtyhesh pas në kohë të kujtosh sesi ka qenë dikur liqeni artificial i Tiranës. E megjithatë, në ditët tona, është e vështirë prej shumë njerëzve ta kujtonë si ka qenë. Ai, sot, i ngjan një kënete, rreth të cilës gjallon betoni, produkti i dorës së pamëshirshme të njerëzve. Uji është mbushur me barishte dhe është i rrethuar në gjysmën e tij nga beton. Në të gjithë planet e mëtonjësve të bashkisë janë shpallur projekte për të, por situata e tij mbetet fare e pashpresë...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Gjirokastra, Qyteti i gurtë që po betonohet gri

E vetmja gjë, e cila e lidh gurin e Gjirokastrës dhe origjinën nga e cila ka marrë dhe emrin, Argyrokastrion me betonin është ngjyra. Vetëm se në kohët e fundit, betoni i qytetit është bërë gjithnjë e më i pranishëm dhe madje edhe në vende krejt të dukshme. Ai po fiton qytetari dhe nga kaosi politik shqiptar i kohës, por mbi të gjitha nga qetësia e qëllimshme e shumë njerëzve, që pak duan t’ia dinë për ligjin...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Banorët e ULZËS - “Më mirë me na varros se me na privatizu HC”

Janë 2000 banorë që ushqehen me rrogën e marrë prej Hidrocentralit të Ulzës. Lajmi për privatizimin e hidrocentralit i ka shokuar dhe të ardhmen e shikojnë gjithnjë e më shumë të pamundur në qytezën e vogël. Mezi flasin apo kurrë të ankohen, sepse nëse merret vesh nga ‘dikush’ që po ankohen, atëherë mund t’i largojnë që tani nga puna dhe kjo do të thotë...një katastrofë. Qyteti vuan varfërinë dhe shtimin e listave në dyqane, por mbi të gjitha këtë lajm të paimagjinueshëm për ta. I vetmi ngushëllim mbetet qetësia dhe klima e mrekullueshme... që tashmë s’mjafton më...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Stërvitje me “armiqtë” në Albanian Lion

Manovrat e para anglo-shqiptare kanë pasur veç rëndësisë së tyre stërvitore dhe kujtesën se për herë të parë historikisht, ish-armiqtë janë ushtruar në një sërë operacionesh dhe manovrash të përbashkëta, që zgjatën për gati gjashtë ditë. Një ‘javë e vërtetë lufte’ ka qenë këto ditë në Pasha Limanin e përgjumur prej kohësh prej reformave të panumërta të ushtrisë sonë, e cila tashmë është pjesë e NATO-s. Në fund, pas lufte, britanikët janë kujdesur edhe për mjedisin, për të kthyer gjithçka ashtu si ishte dhe kanë hedhur idenë të vinë sërish

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Stambolli krihet dhe bota ...digjet

Janë në një rritje të shpejtë ekonomike dhe për më tepër në një vetësiguri të madhe, që vjen prej tregut të tyre të stërmadh. Shteti turk me gjithë kritikat që merr nga Bashkësia Evropiane për probleme të ndryshme, vazhdon i qetë rrugën e tij dhe më tepër akoma mëton ta qesëndisë tani Evropën. Simboli i këtij zhvillimi është vetë qyteti i tyre simbol i njerëzimit... Stambolli, i cili nga 29 maji i 1453 është pjesë e civilizimit të tyre…

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Një copëz Bosnjë në Shijak

Janë prej më shumë se njëqind vitesh në zonën e Shijakut dhe Sukthit dhe tashmë janë pjesë integrale e këtij areali. Kur erdhën 130 vjet më parë, as edhe mendjes më të çartur të tyre s’do t’i shkonte ndërmend se do të krijonin atë komunitet të nderuar që krijuan me kalimin e kohës. Faik bej Konica dikur do t’i përfliste muhaxhirët si ata, por si në jo pak gjëra, dhe këtu do të gabonte, kur binte fjala për boshnjakët. Një udhëtim mes jetëve të tyre...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kamzë & Bathore, ku ligji ende bëhet si qëmoti

Votonin nga dy, tre deri në katër vetë dhe të gjithë të ngatërruar me njëri-tjetrin. Njerëz që kinse nuk dinë të lexojnë, po kinse të tjerë që nuk shikojnë ose janë të pamundur. Por të gjithë në ngut. Shqipëria e imazheve të huaja është realisht ajo e cila mund të shikohet në këto hapësira, ku rregulli është vërtetë anarki. Të vetmit, më të paqmit, kanë mbetur fshatarët tiranas, ata që u liruan tokat dhe i pranuan në gjirin e tyre patriotët e tyre periferikë kaq mosmirënjohës...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Firence, ose “Qyteti që të sëmur” prej artit

Janë të shumtë shqiptarët e rinj që jetojnë në Firence. Janë studentë ose bëjnë punë të ndryshme, nga kamerierë, punëtorë ndërtimi dhe kushedi se çfarë punësh të tjera të vogla. I kanë ndërruar fare pak zakonet e Shqipërisë dhe ca më shumë veshjet. Pak u bën përshtypje se banojnë në kryeqendrën botërore të artit, ndërsa në rend kuptohet se është mbijetesa. Megjithatë për ata që rrinë pak e kanë të pamundur t’i shpëtojnë sindromës së qytetit, njohur me emrin e Stendhalit të madh

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kamëz, pluralizëm me orgji flamujsh

Blu, blu, rozë, rozë sërish blu dhe vetëm blu. Shtylla blu. Flamurë blu dhe pallate të tëra të lyera blu. Me shtresa të gjëra bardhë e blu. NATO, USA të shkruara me të madhe në disa pallate. Blu. Ky është sfondi i Luftës elektorale në Kamëz, e cila nuk zhvillohet më shumë për ide dhe premtime por për sa më shumë vendosje flamurësh...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Vrap, fshati i varfër i “floririt të Morganëve”

Në Vrap nuk duhen më orë për të shkuar, por gjithsesi duhet shumë më tepër kohë sesa të mbërrish në Elbasan. Fshati, i cili vonë e ka mbyllur odisenë e varësisë së tij midis Tiranës, Elbasanit dhe Peqinit, mbijeton si të gjithë sivëllezërit shqiptarë prej emigracionit dhe asaj pako kamje. Me emrin e tij është i lidhur një nga thesaret më të jashtëzakonshëm të gjendur ndonjëherë në Ballkan dhe që sot gjendet në Metropolitan. Ndaj, çdo i huaj, i cili vjen për të parë Vrapin e ndjek gjithnjë kërshëria e kërkimit të thesarit. Sa Vrapasit e sotëm janë paqtuar me pakësinë e kahershme dhe nuk ankohen

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Maqedonasit e Prespës, bukë në tre shtete

Për vendasit e minoritetit maqedon s’ka asnjë dyshim: Fshatrat e Prespës janë si Venecia. Në fakt, asgjë nuk ngjason me Venecian veç varkave, që kanë filluar të flenë në breg të Prespës, kishave vetmitare dhe bukurisë natyrore. E deri atje, derisa të rregullohet udha e Parkut Kombëtar, do një makinë të mirë dhe kohë. Kjo e dyta justifikohet kur shkon në fshatrat me dy emra (shqiptar-maqedon), që dita-ditës po rrënohen dhe i janë nënshtruar emigracionit për të jetuar. Banorët një sezon ikin në Greqi, pastaj në Maqedoni dhe pjesën e mbetur në Shqipëri. Këtu mbaron koha...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)


Faqja pasardhese >>