Ekonomi

Buxhuku: Kriza nuk kaloi, por u “manipulua”

Administratori i Konfederatës së Industrialistëve Vendas, Gjergj Buxhuku, shpjegon se efektet e krizës ndërkombëtare në vend nuk u tejkaluan ndonjëherë dhe se vendimmarrja financiare e qeverisë shqiptare në zgjedhjet e 2009-2011, bëri që ato vetëm të fashiten përkohësisht në treguesit makroekonomikë. Megjithatë, ekzistojnë mundësitë që kriza të ketë efekte pozitive

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Të fundit ndër të fundit

Një sërë treguesish makroekonomikë të përzgjedhur me kujdes nga qeveria shqiptare flasin për stabilitet, begati dhe zhvillim të pandalshëm ekonomik dhe shoqëror. Por, nëse shihen më thellë një sërë të dhënash nga institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Eurostat, rezulton se deklaratat rozë të institucioneve qeverisëse për një sërë treguesish nga makroekonomia te mirëqenia, janë thjesht e vetëm pallavra

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Ardian Civici: Prodhimi vendas, i vetmi çlirim nga kriza

Ndërsa ekonomia botërore nuk po del dot nga kriza, një pjesë të efekteve të kësaj situate ndërkombëtare janë importuar dhe po japin efekte të tërthorta apo të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare. Në një intervistë për revistën MAPO, Prof. Dr. Adrian Civici paraqet një pasqyrë lakonike dhe ndriçuese mbi çka po ndodh sot me ato trazira të ekonomisë botërore që arrijnë të depërtojnë brenda shtëpisë së ekonomisë shqiptare

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Ari, lajmëtari i katastrofës?

Mbiçmimi i beftë të arit nëpër bursa ngre pikëpyetje mbi jetëgjatësinë e sistemit të tanishëm financiar, ndërsa ekonomitë amerikane dhe europiane po shkunden nga goditje të pandërprera sizmike që vijnë nga bursat. Ndoshta, tërmeti i dytë i madh nuk është shumë larg

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Drejt pikës së moskthimit

Përmes shkurtimeve të njëpasnjëshme të shpenzimeve, qeveria shqiptare kërkon të shmangë kolapsin buxhetor, por shkurtimi i disa harxheve të domosdoshme kundrejt shpikjes së të tjerave të pajustifikuara nuk mund të vlerësohet ndër veprimet më të mençura për t’u ndërmarrë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Qeveria shqiptare i shtrin dorën Orientit

Qeveria shqiptare përherë e më shumë po i kërkon paratë që i mungojnë në arkat e Lindjes së Mesme, por edhe të Largët. Pas një romance të gjatë me arabët, së fundmi Tirana zyrtare e ka shtirë dorën e zbrazët nga Kina, ndërsa vetë Kina ka kthyer sytë nga kapacitetet portale të Shqipërisë. Kjo ambicie mbështetet edhe nga deklaratat e Kryeministrit Berisha për gatishmëri ndaj “investime në infrastrukturën portuale” nga kompanitë kineze. Megjithatë, nuk dihet nëse loja e vogël e Shqipërisë do t’i mbijetojë lojës më të madhe të gjeopolitikës perëndimore

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Mungesa e parave, alarm mbi pagat

Qeveria po bën gjithfarë akrobacish për të shkurtuar shpenzimet, përfshi edhe shkurtime me ligjshmëri të dyshimtë në pagesa e shpërblime, e vënë në vështirësi nga situata shumë e keqe e mbledhjes së të ardhurave. Por, një analizë e të ardhurave pa përfshirë privatizimet apo ndihmën e huaj përkundër shpenzimeve korrente, dëshmon se këtë vit, buxheti i shtetit i është afruar një pike kritike, po të krahasohet me ecurinë e një viti më parë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Ndërtimi - Motorit të ekonomisë i mbaroi benzina?

Pas rreth një dekade historish suksesi, ndërtimi ka mbërritur në një pikë dëshpëruese. Apartamente e objekte të tjera nuk po shiten, investimet janë tkurrur krahas shitjeve, numri i të punësuarve ka rënë, ndërsa i gjithë zinxhir i sipërmarrjeve që lidhet me këtë sektor ka marrë diçka më shumë se një shuplakë dërrmuese. Me gjithë disa të dhëna zyrtare optimistë për ripërtëritje gjatë muajve të parë të vitit, vetë sektori paraqitet pesimist. Në fakt diç më shumë se kaq: E ardhmja mund të jetë edhe më e zymtë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Rënia e remitancave, efektet konkrete

Ndërsa të ardhurat nga emigrantët vijnë duke u shtrënguar, të dhënat nga terreni flasin për pasojat dramatike të kësaj prirjeje. Një vrojtim i Institutit Agenda ekspozon nivelin real të “dëmit” me të cilin përballen familjet shqiptare dhe pasojat e tërthorta për mbarë ekonominë e vendit

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kapitullim pa surprizë

Ministri i Financave njoftoi një shkurtim drastik në buxhetin e shtetit prej rreth 130 milionë eurosh. Ndonëse shifra ekzakte nuk ishte bërë e njohur, qoshja e ringut në të cilën janë vendosur financat shqiptare nuk lejonte alternativë tjetër veç dorëzimit. Për të disatën herë radhazi qeveria po merr mësimin se optimizmi jo vetëm që nuk mjafton për të arritur rezultate, por nuk përbën as argument. Të gjitha këto nuk janë më lajm. Lajmi i vërtetë, por dhe shumë i pakëndshëm, është se në mes të vitit 2011 qeveria shqiptare po performon më keq se parashikimi i buxhetit 2010

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Buxheti, drejt epokës së qindarkave

Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit, kombinuar me rritjen e shpenzimeve të qeverisë, po rezulton në një situatë të pashpresë deficiti, i cili mund të mbulohet vetëm me më shumë borxh. Ky i fundit ka arritur sakaq në nivelin e 60 për qind të PBB-së. FMN kërkon ulje shpenzimesh dhe rritje taksash, ndërsa qeveria nuk pranon të ulë taksat dhe kërkon të rrisë shpenzimet. Në mungesën e një formule çudibërëse për zgjidhjen e këtij ngërçi logjik dhe praktik, punët janë keq. Por ka vend edhe për më keq

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

“Mirëmbrëma! Ju flet Qeveria!”

Ekziston një plan qeveritar për ta majmur RTSH-në me para të taksapaguesve, duke qenë se ekzekutivi ka lëshuar një urdhër, me të cilin synon të sigurojë mbledhjen e 6 milionë eurove përmes dyfishimit të tarifës për Televizionin Publik Shqiptar. Por, më pak se gjysma e shqiptarëve janë të gatshëm të paguajnë, ndërkohë që komentet e shoqërisë civile shqiptare dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare për këtë organ, vijojnë të rrëfejnë një histori të zymtë

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Trau i integrimit bllokon miliona euro

Ndalesa thuajse e plotë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe notat përherë e më të këqija që vendi po merr nga institucionet e BE-së, përveç sabotimit të ëndrrës shqiptare për një të ardhme në familjen e re të Kontinentit të Vjetër, rezulto edhe me një faturë të hidhur financiare. Tani për tani bëhet fjalë për disa qindra milionë euro

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Nga atomi te rrëketë?

Fukushima thërrmoi aspiratën e Kryeministrit shqiptar për një Shqipëri atomike, por ëndrra e superfuqisë së vogël energjetike mbetet në fuqi përmes... hidrocentraleve... të vogla

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Prodhimi vendas nuk frenon euron?

Me euron që kërcen sërish në kuotën e 143 lekëve, parashikimet se sezoni i prodhimeve bujqësore do të forconte paranë vendase kundrejt euros, duke “qetësuar” disi prirjen rritëse të monedhës europiane, në dukje dolën të pasakta. Por, ndoshta jo. Faktorë të tjerë mund të kenë ndikuar në shtrenjtimin e paparashikuar të valutës së huaj, pavarësisht ndikimit të zbehtë të prodhimit vendas

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Kreditë Mot i zymtë, por s’ka shtrëngatë

Përkeqësimi i treguesve ekonomikë në muajt e parë të 2011-s dhe përshkallëzimi i pasigurisë politike po jep sinjale negative edhe në sistemin financiar, duke ekspozuar një sërë problemesh në kreditimin. Ngrirje e kërkesës, shtrëngim i kushteve për të dhënë kredi dhe rritje e vëllimit të kredive të këqija janë disa nga vështirësitë e këtij viti, por hë për hë, treguesit janë poshtë niveleve të alarmit

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

CEFTA, shqiptarët lakuriq përballë rajonit

Heqja e taksave doganore me vendet e rajonit për produktet bujqësore krijon një situatë të mirëfilltë të tregtisë së lirë, por zhvillimi i dobët i sektorit bujqësor shqiptar, mungesa e mbështetjes shtetërore dhe situata e dobët e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese të vendit, përbëjnë një pikënisje të zymtë për konkurrencën e këtij sektori me vendet e rajonit

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Zgjedhjet frikësojnë ekonominë

Situata tepër e tensionuar politike duket se ka sjellë një sërë problemesh në klimën e biznesit dhe situatën ekonomike në tërësi. Tkurrje investimesh, ngërç me shpenzimet dhe një drojë e përgjithshme për të kryer çfarëdolloj transaksioni të madh, po karakterizojnë ekonominë shqiptare që nga fillimi i këtij viti

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Arsimi dhe shëndetësia, Shqipëria vjen e fundit

Sistemi i arsimit dhe ai shëndetësor tregojnë paraqiten në një gjendje shumë të dobët për një vend që aspiron të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të integrohet në Bashkimin Europian. Ndërkaq, raportet dhe të dhënat e publikuara nga një sërë organizatash e institucionesh shpalosin një panoramë të trishtë të këtyre sektorëve në Shqipëri, të cilët mbeten ndër më të nëpërkëmburit e të keqmenaxhuarit

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)

Fushata, pas 8 majit me lugë floriri

Fushata elektorale në rrethe kanë pasur si figurë gati emblematike të premtimeve nga më spektakolaret të regjistruara ndonjëherë, kreun e qeverisë, Sali Berishën. Një sërë qytetesh bëhen epiqendra të turizmit europian, çdo rrënjë bimë e mbjellë në bujqësi do të financohet nga shteti, ujë 24 orë pa ndërprerje në çdo fshat dhe çdo rrugicë e shteg monopati i asfaltuar në çdo vendbanim e habitat. Premtimet nuk njohin kufi...

Lexoni lajmin e plote 0 koment (e)


Faqja pasardhese >>