Politike
Një radiografi e ashpër për shoqërinë shqiptare, një gjykim i akullt për çfarë vete keq në këtë vend dhe emrat e përgjegjësve të së keqes. Publikohen telegramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë duke treguar Shqipërinë e vërtetë, që e njohin në të njëjtën mënyrë edhe të gjithë shqiptarët. Cilat janë sekretet që turpërojnë një klasë politike të kriminalizuar, të korruptuar e të pandëshkuar dhe si e shohin shoqërinë shqiptare amerikanët? Zgjedhjet e manipuluara, Gërdeci e armët, rruga Durrës-Kukës, lidhjet me krimin, antikomunizmi i ish-komunistit Berisha, gjithçka që turpëron sot vendin në telegramet e publikuara nga Wikileaks
Genc Gjonçaj ishte një nga përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste në KQZ. Ai komenton raportin e OSBE/ODIHR-it dhe gjen në të, përputhje të plotë me gjithë aksionin politik dhe juridik që opozita bëri për mandatin e Tiranës. “Raporti na dha të drejtë: KQZ dhe Kolegji Zgjedhor grabiti fitoren e opozitës në Tiranë“, thotë Gjonçaj në këtë intervistë për revistën MAPO
Socialisti Ilir Beqja këmbëngul: në Shqipëri janë një milion të papunë. Një shifër që ai e ka publikuar i pari dhe që më pas, u bë një nga sloganet politike të socialistëve. Nëpërmjet krahasimit të shifrave zyrtare, Beqja rreket të zbulojë atë që e quan mashtrim të madh, të vërtetën mbi varfërinë e shqiptarëve, të cilët gjithmonë e më tepër e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune. Përballë tij, kryeministri Berisha pretendon mrekullinë ekonomike, por Beqja insiston: ai gënjen!
Ambasadori holandez në Tiranë Henk Van Den Dool i bashkohet koleges së tij gjermane Holtkemper, në lidhje me “ngjyrat gri” të raportit të OSBE-ODIHR. Ai thotë se ky dokument është kësaj radhe shumë më i drejtpërdrejtë dhe “pa lajle e lule”. Ai thotë se Shqipërinë me BE e ndajnë tashmë rreth 70 rekomandime e kërkesa, që mbeten ende për t’u përmbushur. A duhet zgjedhur Presidenti nga populli? Një kryetar shteti “duhet të ketë një mbështetje sa më të gjerë që të jetë e mundur”, shprehet ai
Një afishe kontraversiale e një grupimi rinor shkaktoi një trazim të paprecedent në radhët e Policisë së Shtetit, duke përfshirë angazhimin e shefave të antikrimit, antidrogës, antiterrorit e një sërë institucionesh serioze të drejtësisë
Juristja e njohur amerikane gjendej në New York, kur MAPO i kërkoi ditët e fundit një opinion në lidhje me Raportin final të OSBE-ODIHR dhe mënyrën e shikimit profesional të tij...Në këtë përgjigje të saj, ajo shprehet profesionalisht, për shikimin e raportit dhe vërejtjet e tij, por edhe sesi shqiptarët duhet realisht ta shikojnë një dokument të tillë...
Dy deputetët, Fatmir Xhafaj dhe Enkelejd Alibeaj komentojnë raportin e OSBE/ODIHR-it. Dy qëndrime krejt të ndryshme nga dy juristë profesionistë, secili edhe ministër drejtësie më parë. Xhafaj propozon deri dhe vënien e procesit zgjedhor nën drejtimin e një strukture ndërkombëtare, Alibeaj thotë se gjithçka ka shkuar në mënyrë korrekte. Qëndrime të ndryshme ndaj KQZ-së, Kolegjit Zgjedhor, reformës së ardhshme zgjedhore dhe ndryshimeve kushtetuese. Tirana, molla e sherrit dhe një mandat i mbetur “pezull”
Tre aleatët e Partisë Socialiste në një analizë të rezultatit zgjedhor të 8 majit dhe funksionimit të koalicionit opozitar. Çfarë parashikojnë për të nesërmen, fati i Edi Ramës, reforma e mundshme elektorale, roli i aleatëve, koalicionet e mundshme në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, si duhet të reagojë Partia Socialiste dhe çfarë duhet të bëjë opozita për të ardhur në pushtet në tre intervista me pyetje të përbashkëta
Idea për Topallin presidente nuk është e sotme. Ajo është shfaqur prej kohësh. Sot ajo del në një dimension të ri në skakierën e brendshme të Partisë Demokratike, në kushtet kur Lulzim Basha ka hyrë në bashkinë e Tiranës, duke u afishuar si një figurë politikisht potente në PD. Zonja Topalli është, me shumë gjasë, njeriu më i dëshpëruar në spektrin politik, pas Edi Ramës, për këtë sukses të Bashës
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu sulmon dy krahët e politikës shqiptare, në lidhje me regjistrimin. Ai ironizon për herë të parë publikisht edhe kreun e shtetit Bamir Topi, i cili e dekretoi pa vërejtje ligjin në fjalë. Spahiu thotë se beteja ligjore vazhdon në Gjykatën Kushtetuese
Bisedimet Greqi- Shqipëri për kufijtë detarë - Flet specialisti i njohur i hartografisë, i cili bëri i vetëm oponencën më të frytshme profesionale kundër paktit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Si e shikon rinisjen e bisedimeve dhe çfarë pret nga këto bisedime, negociatorët e saj dhe ku mund të jenë të papriturat
Intervistë për MAPO-n me kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Si e shikon ai lëvizjen e fundit të Qeverisë së Kosovës për të marrë në kontroll kufirin e Kosovës dhe ç’hapa duhet të ndiqeshin më pas. Për të, gjërat kanë lëvizur pak sepse medoemos duhet të hiqet nga Kushtetuta, Plani i Ahtisarit
Figura të njohura në shkallë globale, kanë qenë dhe janë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Megjithatë profili i tyre i lartë nuk i ka ndihmuar që t’i shpëtojnë hetimit, arrestimit apo burgosjes
Duket e vështirë për minatorët e Bulqizës të realizojnë kërkesat e tyre të drejta në një shtet, që jo vetëm nuk i mbron por edhe i mënjanon, ashtu si ka bërë deri më tani kryeministri i vendit dhe vartësit e tij të Ekzekutivit. Nga ana tjetër, Palët e përfaqësimit akuzojnë njëra-tjetrën, ndërsa të vuajturit në këtë mes mbeten minatorët dha familjet e tyre…
Për herë të parë një rrëfim për Gjykatën Kushtetuese dhe raportet e saj me politikën në Shqipëri nga një prej protagonistëve të institucionit. Cilat kanë qenë përplasjet e mëdha të më shumë se një dekade të njerëzve me toga të zeza dhe qeverisjeve në vend, nga sherret për prokurorët e përgjithshëm tek marrëveshja për ujërat me Greqinë, nga heqja e dënimit me vdekje tek mbikalimi i Zogut të Zi. Sokol Sadushi, për 13 vjet anëtar i kësaj gjykate, thotë se dhënia e drejtësisë lë gjithmonë të pakënaqur një palë, por duhet të bindë domosdoshmërisht të gjitha palët. “Fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri, nuk ndodhi as në vendimmarrjen e kolegjit Zgjedhor për Tiranën dhe as 10 vjet më parë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese në zgjedhjet e përgjithshme të asaj kohe”, thotë Sadushi në rrëfimin e tij të pazakontë për “sekretet” publike të Gjykatës Kushtetuese
Ambasadori italian në Tiranë Saba D’Elia është një ndër diplomatët aktivë në kryeqytetin shqiptar. Drejtues i një përfaqësie me peshë, si ajo italiane, ai duket se është i kujdesshëm në gjykimet i tij për ngjarjet që shqetësojnë sot Shqipërinë. Ai thotë se nuk dëshëron të japë opinion konkret për zgjedhjet në Tiranë, por nënvizon më shumë se një herë se vendimi i opozitës për të mos frekuentuar parlamentin, ka sjellë bllokimin e reformave dhe të procesit të integrimit europian. Lidhur me moratoriumin e skafeve, D’Elia shprehet se tashmë “ato që dikur ishin faktorët socialë, apo shkaqet që çuan në këtë situatë, po zhduken në mënyrë progresive”.
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Carola Mueller-Holtkemper thotë se sfida përballë kreut të ri të bashkisë Basha, është edhe më e madhe, për shkak të rezultatit të ngushtë të votimit. Ajo shprehet se “sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reformim rrënjësor“ dhe se puna për përmbushjen e 12 prioriteteve të Komisionit Europian “duhet të nisë menjëherë dhe pa vonesë“. Zonja Holtkemper mendon se opozita duhet të përmbushë rolin e saj si një opozitë kritike, por konstruktive, parlamentare
Titulli i mësipërm tingëllon për momentin thjesht një supozim. Deklarata e fundit e Bares në lidhje me aleancat, ngriti jo pak pluhur. Por dy partitë janë ende larg, politikisht, moralisht dhe padyshim...personalisht
Ish anëtari i kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj thotë se Këshilli i fundit Kombëtar vijoi spastrimin e themeluesve e figurave të njohura brenda partisë. Ai thotë se koalicioni me LSI po i krijon kosto të jashtëzakonshme PD-së
Kolegji Zgjedhor me vendimin e tij urdhëron zgjerimin e hetimit administrativ duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe qëndrimet e njëanshme dhe selektive të KQZ-së. Në vendimin Nr. 67 datë 13-06-2011 thuhet se hetimi administrativ duhej zgjeruar, se kolegji çmon të bazuar pretendimet e palës paditëse (PS-së) për cenimin e standardeve kushtetuese dhe të së Drejtës për një proces të rregullt ligjor. Kjo në fakt është kritikë e rëndë ndaj KQZ-së që me veprimet e saj krijonte mosbesim tek palët
Të gjithë drejt kompromisit (...apo drejt mirazhit të tij?!)
Sot duket qartë se mes dy partive të mëdha ka një hendek të thellë interesash, i cili lidhet kryesisht me largimin e mundshëm nga skena politike, ose të Berishës, ose të Ramës, në vitin delikat 2013
Wiky, Leaky, Waikiki
Kabllogramet e botuara kësaj jave, konfirmuan një gjë: që amerikanët gjatë mandatit të Xhon Uidhers, akuzat ndaj Berishës i kanë pasur zyrtare e jo personale. Por ngritën edhe një pikëpyetje po aq të madhe: pse sot ndaj kryeministrit të një qeverie që mbron korrupsionin dhe sulmon drejtësinë dhe median (plus 4 të vrarë) Ambasada Amerikane ka ndryshuar totalisht qëndrim?
Të ikin!
Duhet të ikë kjo klasë politike, por me çfarë mjetesh? Me zgjedhje? Gjithkush e di tashmë sesi janë zgjedhjet në Shqipëri, në çfarë mënyre numërohen votat dhe mbi të gjitha, si përzgjidhen ata që do të garojnë