| |
Në Tale, në fund të sezonit turistik Dy makina të mëdha të tipit fuoristrada me targa italiane dhe britanike, rrinë shumë afër bregut të detit. Një grua qëron një tavë të madhe peshqish buzë një ngrehine druri, që mbështjell një si tip ruloti, përshtatur për klub. Një fëmijë i vogël rrotullohet aty pari tek i Ati, që po përcëllon në prush mishin e derrit. Më tej, një plakë veshur me rrobat mirditore, që kullot bagëtinë dhe...si gjithmonë, plehra andej-këndej dhe shumë qetësi në Tale të Lezhës
Bota e panjohur tiranase e Nënë Terezës Akoma, ato pak orendi të thjeshta s’i ka parë askush nga publiku shqiptar. Të ruajtura me kujdes mes sendeve shtëpiake dhe madje disa edhe në bodrumin e familjes Zajmi në Tiranë, ato janë nga të paktat gjëra të mbetura të familjes Bojaxhi, pas dhjetëra vitesh. Të zotët e sotëm të tyre, janë familja me origjinë kosovare Zajmi në Tiranë. Ashtu si ndodh me qytetarët e thjeshtë, ata asnjëherë nuk kanë rrahur gjoksin për të bërë si Nënë-terezistët e shumtë të kësaj kohe. Tek e fundit, kanë ruajtur si gjënë më të çmuar bashkëjetesën e gjatë me familjen e Nënë Terezës në Tiranë...aty në udhëzën “Hajdar Hidri” afër Rrugës së Kavajës...
Majë Dajtit, tek antenat e ‘kinezit’ Ajo dritë e vockël, që pulsonte natën nga maja e Dajtit, ishte nga të paktat dritëza e cila rrëzëllente e pandryshuar në Tiranë. Ardhur nga kulmi i çatisë së malit mbrojtës të kryeqytetit të shqiptarëve, ajo ishte e mbushur me ‘mister’ dhe veshur me histori nga më të çfarëdollojshmet. Në fakt, ishte e thjeshtë. Disa burra qëndronin në një godinë e cila shërbente për të shpërndarë në eter frekuencat e RTVSH. Dhe kaq. Gjithsesi, ka mbetur ende një nga pikat më të padepërtueshme dhe me plot ‘të panjohura’. Një udhëtim në ditët e fundit të verës, drejt pikës që mbart një pjesë të historisë së televizionit shqiptar
Mbi Domosdovën e Skënderbeut Ka shumë histori për Domosdovën. Kuptohet të dikurshme. Dikur në atë vend kalonin karvanët e ushtrisë fareonike osmane drejt Arnautistanit. Sot, në fakt, është një fushë e madhe me fare pak histori. Kohët që do të vijonin e katandisën gati në një kënetë, për tu rikthyer në jetë në Socializëm. Sot, mbart shumë qendra të banuara dhe një popullsi që po kërkon në mënyrë konfuze identitetin e saj...por që mbetet ende shumë larg zhvillimeve, madje edhe atyre modeste të Maqedonisë fqinje
Në Stokholm, mes udhës së Nobelit dhe...LGBT-ve Ky vend neutral skandinav është simboli i gjërave më “të paimagjinueshme” për mendjen e një ballkanasi. Ata, vetë, janë krenarë për Nobelin, vendin e tyre, fatin...dhe për liritë e çfarëdo lloji gjëje njerëzore. Gjithçka i atribuohet njeriut, paçka se mund të cenojnë dhe dinjitetin. Kjo do të thotë që për ta pranohet çdo lloj sakrifice...qoftë dhe me çmime të larta në emër të njeriut. Përpos, falë kësaj lirie, Suedia është sot edhe oazi më i qetë i komunitetit të LGBT-ve* në botë...
Verë e çuditshme ne Qeparo Pas qafës së Llogarasë peisazhi ndryshon rrënjësisht. Rruga e asfaltuar i ve edhe më shumë në dukje bukuritë e bregut, ndërsa përgjatë kthesave të asfaltuara parullat nacionaliste në shqip e greqisht konkurojnë me emra të çuditshëm plazhesh, hotelesh e restorantesh...
Lufta për Beretën Vishnje Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pas Luftës së Dytë Botërore një njësi e forcave tona speciale është e përgatitur për luftë. Në pak ditët e ardhshme ajo do të jetë në misionin e saj në Kandahar, këtë herë përballë terrorizmit të vërtetë. Një ditë mes forcave speciale: Si e shikojnë misionin; shqetësimet, nevojat dhe dëshira për t’u rikthyer sërish...
Një udhëtim në shtëpinë e Camajve Tashmë natyra, indiferenca... dhe kafshët e egra mund të lodrojnë lirisht në shtëpinë e Camajve. Askush s’i shqetëson më. Të vjetërit mbaruan bashkë me përkorjen e viteve. Të gjallët janë larguar, për të braktisur përfundimisht një histori që nisi nga shekuj të shkuar me fisin e tyre...Një muaj më parë, ndërsa eksploronim në Dukagjin, një mbasdite qëndruam në shtëpinë e poetit Martin Camaj. Asesi nuk mund të kish as tabelë përkujtimore dhe as ndonjë gjë që të kujtonte... se shtëpia e tij tashmë ishte rrënojë. Sak...si brenga e madhe të tij
Drejt rrugës së Butrint’daharit Sapo e kalon makutërinë e betontë të Sarandës të pret pluhuri afrikan, i cili të dërgon drejt Butrintit. Një rrugë e gjerë, që po zëvendëson atë të dikurshmen, është ajo që të pret në një vend, që e ka humbur krejt sharmin e dikurshëm...E sikur të mos mbarojnë këto, parku është bjerrur pa fund dhe Ksamili, është mbushur me tej-prishjet e policisë ndërtimore, duke e kthyer këtë vend (të paktën për këtë vit apo...) të pa këndshëm turistikisht...
Në Tunelin e Luftës së Ftohtë Është rreth 2 kilometra e 200 metra dhe për të është punuar për 22 vjet me radhë. Ndërmarrja e Ndërtimit e profilizuar për tunelet dhe forcat e xhenios punuan pa reshtur që të bënin një nga fortifikimet më të komplikuara të Komunizmit. Sot, ende e pashfrytëzuar si duhet, ajo pret të marrë statusin e një muzeu dhe të jetë atraksioni tjetër i Gjirokastrës...e ku i dihet, mbase edhe më kryesori
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 >> |
|
Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike
Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni |
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet
Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë
|