| |
2013 - Vit elektoral i begatisë elektorale Sipas programit buxhetor afatmesëm për tre vjetët që vijnë, qeveria parashikon se në vitet e fundit të mandatit, ndryshe në prag të zgjedhjeve parlamentare, një sërë treguesish buxhetorë dhe makroekonomikë kërcejnë në nivele shumë të larta në krahasim me vitet pararendëse. Kthehet vëmendja edhe për grupe të margjinalizuara si pronarët e ligjshëm apo ish-të përndjekurit politikë
Pushimet shqiptare, më shtrenjtë se BE? Ndërsa pushuesit ankohen për raportin jo normal çmim/cilësi të shërbimeve të turizmit në Shqipëri, eksperienca e të njëjtëve në vende europiane flet për cilësi shërbimi shumë më të lartë dhe në disa raste, çmime çuditërisht më të lira
Bumi i çuditshëm i zarzavateve Dy vitet e fundit kanë shënuar një prirje tepër pozitive të eksporteve të fruta-perimeve. Sidomos frutat për vitet 2008-’09 kanë regjistruar eksporte disa miliona dollarëshe. Gjithashtu, varësia nga importi për një sërë perimesh tradicionale është ulur ndjeshëm, ndërsa totali i prodhimit dhe rendimenti kanë shënuar gjithashtu, rritje
Plazhi sjell krizën në Bllok Zhvendosja e klientëve kryeqytetas nga hareja e Bllokut te ahengu i netëve në plazhe, ka sjellë një traumë të rëndë për financat e zonës që tradicionalisht ka ofruar qejf të kualifikuar dhe sipas preferencave të myshterinjve. Këta të fundit janë rralluar shumë në numër, por sipas menaxherëve të industrisë së shërbimit në Tiranë, janë dobësuar edhe në para. Si asnjëherë më parë, Blloku ka përfunduar me rrugë, gota e xhepa bosh
Plazhi 2010 sjell krizën ne Bllok Zhvendosja e klientëve kryeqytetas nga hareja e Bllokut te ahengu i netëve në plazhe, ka sjellë një traumë të rëndë për financat e zonës që tradicionalisht ka ofruar qejf të kualifikuar dhe sipas preferencave të myshterinjve. Këta të fundit janë rralluar shumë në numër, por sipas menaxherëve të industrisë së shërbimit në Tiranë, janë dobësuar edhe në para. Si asnjëherë më parë, Blloku ka përfunduar me rrugë, gota e xhepa bosh
Një jastëk për të vënë kokën Me vetëm diçka më shumë se 400 hotele të regjistruara në mbarë vendin dhe më pak se 30 të klasifikuara sipas standardeve, sektori shqiptar i akomodimit duket se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë drejt një funksionimi normal, pao thjesht formal. Kjo amulli nuk paraqet probleme thjesht për hotelerinë dhe vizitorët, por ndikon direkt zhvillimin e sektorit të turizmit, duke u krijuar vështirësi operatorëve të ndryshëm turistikë, si dhe cenon imazhin e vendit në sytë e atyre që na vizitojnë
Vera shqiptare ngel në klasë Një studim i prezantuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, tregon se ndërsa importet dominojnë tregun e verërave cilësore dhe atyre mesatare, vera vendase duket se mban supremaci absolute në segmentin e cilësisë së keqe dhe çmimit të ulët. Por jo dhe për shumë kohë. Verërat e lira, por gjithsesi më të mira të importit, rrezikojnë të pushtojnë edhe këtë bastion të fundit të kazanit shqiptar
Një histori me shumë zero Në kulmin e diskutimeve për uljen e borxhit publik të vendit dhe shkurtimin e shpenzimeve në buxhetin e shtetit, Kryeministri Sali Berisha njoftoi marrjen e huaje vigane prej 3.2 miliardë eurosh në total. Lajmi mund të konsiderohet i keq për qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, por vetëm nëse merret seriozisht. Ekziston sakaq një trashëgimi e tërë miliardash të deklaruara që s’dihet ku janë dhe nëse do të mbërrijnë ndonjë herë
Kreditë e këqija shtojnë Viktimat Ndërsa kreditë me probleme u raportuan në pikun e tyre prej 12% të totalit të huasë bankare në muajin mars të këtij viti, bankat nuk duket se po hasin probleme serioze. “Ditëzinjtë” e vetëm të kësaj loje tragjike janë klientët borxhlinj të bankave që tashmë po u merren shtëpitë e bizneset e lëna peng për kreditë që nuk po i shlyejnë dot
Liberalizimi, 4 milionë euro më pak në arkat e ambasadave
Heqja e vizave me Bashkimin Europian përveçse do të lehtësonte lëvizjen e lirë të shqiptarëve, do të ulte ndjeshëm edhe kostot financiare që mbart ky proces për qytetarët e vendit. Si rrjedhojë, zyrat konsullore të ambasadave do të kishin disa milionë euro më pak në arkat e tyre
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 >> |
|
Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike
Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni |
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet
Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë
|