Revista Mapo
  E Enjte, 09 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 

Ringjallja e një portreti

Shkruan : Revista Mapo

Nga Dr. Moikom Zeqo

Në vitin 1975 në shtëpinë antike të doktoreshës (Medicinae Doktor) Terezina Suma e kam parë portretin e një vajze të re, të quajtur Terezina Bianku. Botova për këtë portret një shkrim të shkurtër në gazetën “Bashkimi”. Më vonë, sa herë që e vizitoja doktoreshën Suma, e rishihja këtë portret, që më emociononte pareshtur.
E ndihmova Terezina Sumën për të botuar më 2003 librin e saj të jetës “Familja Suma” me lashtësi dokumentesh prej tetë shekujsh-një rast unikal i një gjenealogjie familjare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.
Shtëpia e Sumajve në Shkodër është në substancë një muze i çuditshëm, plot relike, dorëshkrime, piktura të motshme. Terezina Suma i mbylli sytë në moshën 84 vjeç më 2008, me rastin e funeralit të saj e ripashë përsëri pikturën, që më ka shqetësuar ankthshëm dhe estetikisht për 35 vjet.
Piktura, në teknikën e ngjyrave të vajit, ka përmasat 22cmx17,5 cm. Paraqet një vajzë të re në një pozë tipologjike të ikonografisë monalizase. Portreti në bust, i kthyer pak djathtas është i futur brenda një mjedisi rrethor, për të shprehur një perspektivë virtuale. Vajza është e veshur me një këmishë dekorative, me një jakë të qëndisur në ngjyrë të bardhë, mbi të cilën është një lloj mbuluese me motive yjesh dhe prej tyli elegant, gati transparent. Spikat mrekullisht dora e majtë në një pozicion delikat, e në nj gishtat e dorës ravijëzohet unaza.
Fytyra e vajzës, me flokët e mbledhur si topuz nga pas, ka sy shprehës, hundë të drejtë dhe buzë, që tregojnë melankoli meditative. Portreti është enigmatik dhe me vlera estetike të holla. Vajza e portretit është e identifikueshme: quhet Tereza Bianku. Portreti është realizuar, sipas dëshmive familjare nga një piktor shqiptar nga Shkodra që kishte studiuar në Venedik në vitin 1887, pra është para dy shekujve.
Tereza Bianku qe një femër intelektuale me kulturë humanistike e familjes shqiptare Bianki në Shkodër, halla e Tereza Muzhanit (bashkëshortja e Agustin Kolë Sumës). Tereza Bianku ka spikatur në gjysmën e parë të shekullit të XX, si bamirëse dhe si grua e mrekullueshme, që ka njohur edhe poetin e madh shqiptar Ndre Mjeda.
Por le t’i kthehemi pikturës. Është gati një kryevepër e panjohur e artit shqiptar laik. Dihet se më 1901 bëhet e njohur kryevepra “Motra Tone” e Kolë Idromenos e mbiquajtur si Xhokonda shqiptare. Portreti i Tereza Biankit është paraprijës, më i hershëm dhe gjithashtu emblemë estetike e padyshimtë. Nuk e dimë ende emrin e artistit shqiptar portretit, i cili ka vdekur në Itali. Por dimë thelbin e talentit të tij: portretin e pazakontë. Ky portret e pasuron shkëlqyeshëm historinë e artit pikturim shqiptar. Ky portret është një botë e tërë, me shumëshmëri kuptimesh, me një intimitet tronditës. Arketipi magjik leonardodavinças e ka një metapsikozë mbijetese te një femër shqiptare, që sfidon anonimatin e egër me bukurinë e saj, që nuk zhbëhet dot (as nga mplakja, as nga vdekja harrimtare). Të ringjallësh portretin artistik do të thotë të ringjallësh njeriun.

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë