Revista Mapo
  E Enjte, 09 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 

Banalizimi i gjithçkaje

Shkruan : Skender Minxhozi

Janë vjedhur vota në Ruzhdie? Kanë votuar njerëz që s’kanë qenë fare atë ditë në Shqipëri? Qenkan kërcënuar komisionerët? E çfarë pastaj? Ne kemi lënë peng një mandat aty. Në këto batuta pyetje-përgjigje, përmblidhen aktualisht reagimet zyrtare të partisë që qeveris vendin. Është partia që ka zgjedhur kryeministrin, pjesën dërrmuese të kabinetit dhe posteve të tjera më të larta të shtetit, që ka zgjedhur gjithashtu presidentin dhe ka futur ngadalë nën hijen e saj institucionet e tjera të vendit. E megjithatë kjo s’e bën qëndrimin zyrtar të PD më serioz dhe objektiv. Përkundrazi, e bën subjektiv dhe të pavërtetë.
Prej muajsh demokratët i ftojnë opozitarët e majtë që t’u drejtohen organeve të drejtësisë, për problemet që ata kanë me zgjedhjet. Rregullisht, ndaj çdo kërkese të opozitës për hapje kutish, replika ka qenë: shkoni në prokurori dhe çojini aty provat që keni. Mesa duket, në heshtje dhe pa zhurmë, disa komisionerë të majtë në Fier, paskan bërë pikërisht këtë gjë. Kanë shkuar muaj më parë në prokurori dhe kanë paditur kolegët e tyre të djathtë. Nga kjo padi ka marrë rrugë një hetim, i cili ka nxjerrë në sipërfaqe disa fakte mjaft të sikletshme.
Këto fakte janë i vetmi element i kësaj historie që kanë një vlerë. E gjithë pjesa tjetër është retorikë boshe. Gjykatës i duhet të vërtetojë nëse zgjedhës që s’kanë qenë në Shqipëri, rezultojnë si votues ditën e zgjedhjeve, nëse në dokumentacionin e qendrës së votimit janë hedhur firma të falsifikuara apo nëse votat janë spostuar nga njëra anë në tjetrën në mënyrë abuzive. Kjo është ajo ç’ka i intereson sot publikut shqiptar, jo mandatet e marra apo të munguara të Ruzhdies. Rezultati politik i zgjedhjeve në atë zonë ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka si ka shkuar procesi, si është administruar vota e shqiptarëve. Nëse PD ka humbur një mandat, ndërkohë që gjykata i gjen si të vërteta akuzat e prokurorisë për atë që ka ndodhur në Ruzhdie, është shumë më mirë që Partia Demokratike nuk e ka sot atë mandat. Sepse një mandat i marrë në një rrugë të tillë, është një mandat që të përcëllon politikisht, përtej faktit nëse është mandati i 71-të apo i 70-të.
E megjithatë palët bëjnë sikur s’e kanë lexuar dosjen hetimore të Ruzhdies. Ato bëjnë sikur ajo çfarë është shkruar aty s’ka asnjë rëndësi, sepse kutia qenka konsideruar e pavlefshme në funksion të raportit të mandateve të deputetëve. Nëse një krim i supozuar pasurohet më vonë me elemente të rinj, nëse një histori e dyshimtë nis e zbardhet nga drejtësia, kjo është veçse një gjë e mirë për demokracinë në këtë vend. Ruzhdia duhet zbardhur, përtej lojës politike që luhet në Tiranë me zgjedhjet. Askush s’ka pse ndjehet keq nga një proces, sepse askush s’ka deklaruar deri më sot që drejtësia nuk ka të drejtë të hetojë për ecurinë e 28 qershorit.

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë