Revista Mapo
  E Mërkurë, 08 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 

XXX ose kriza e trefishtë

Shkruan : Lorenc Vangjeli

Lajmi se në Tiranë do të zbarkonte Evropa për të mbyllur sherret shqiptare të politikës, shkaktoi një sherr të jashtëzakonshëm mes tre miqve të përhershëm të revistës MAPO. Një sherr që dukej se nuk do të mbyllej lehtë dhe që drejtohej sa mes tyre brenda për brenda, po aq dhe me stafin e revistës. Të tre miqtë tanë gazetarë ishin krejt të pakënaqur me axhendën e mundshme të misionit evropian në Tiranë, kërkonin zgjerimin e pikave të negocimit dhe mbi të gjitha, edhe përfshirjen e tyre në listën zyrtare edhe të negociatorëve, edhe të negociimit. Në këtë pikë, nuk kishte Perëndi që t´i bindte për pamundësinë e një veprimi të tillë.
“Na e bënë si në ´97. Atëherë erdhi Vranicki dhe NATO me tanke dhe avionë që të na paqtonte, tani Vranicki duhet të jetë shqiptar, të flasë shqip sepse dhe vendi është vetë në NATO”, tha gazetari i parë.
“Mirë bëjnë që vijnë, por e kanë gabim kur e ngushtojnë rrethin e krizës vetëm tek politika. Në krizë është dhe ekonomia, kështu që bëjnë mirë të sjellin dhe para me vete, në krizë jemi dhe ne sepse sa kemi dalë nga përmbytja dhe bëjnë mirë të na sjellin pompa thithëse. Se këtu, në mos uji, zjarri, në mos zjarri, mendon gjithmonë qeveria të na bëjë hatanë që të bën edhe uji, edhe zjarri”, tha gazetari i dytë.
“Pse nuk merren dhe me krizat tona shpirtërore? Pse nuk vijnë, ju lutem shumë, të më thonë mua, për shembull: Hajde këtu! Si e ke hallin me të ish- të dashurën? Çfarë pakënaqësish keni me njëri-tjetrin? Dhe si të na dëgjojnë, të na japin recetën që të pajtohemi”, tha gazetari i tretë me një vështrim të përhumbur.
Nuk mund të reagonim dot përballë kësaj situate. Nuk kishim më argumenta ndaj tyre. Ishte e pamundur të shpjegonim atë që ngjante fare e natyrshme: Evropa vjen në Tiranë nga frika se mos edhe Brukseli bëhet si Tirana. Por ata këmbëngulnin.
“Kur u mbyt Shkodra në ujë, ne shkuam në këmbët e malit të Tomorrit për t´i shpëtuar ujit. Ca nga shokët tanë shkuan dhe shumë më larg në vende që kur u bie shi, bëjnë festë. Më mirë të shkojmë ne në Evropë që të zgjidhim problemet tona këtu sesa të vijnë ata. Kështu u kushton dhe më pak rruga atyre, kurse ne gëzojmë dhe gratë tona që të bëjnë pazare”, tha gazetari i parë.
“I gjithë problemi mbeti tek Kuvendi. Blutë thonë që është në rregull, rozët thonë jo. Le ta çojnë gjithë listën e deputetëve tek ALUIZNI dhe e legalizon me dokumenta Shaban Memia”, tha gazetari i dytë.
“Ish-e dashura ime i ka buzët e holla dhe më ka kërkuar që t´i bëjë operacion plastik. Ka lexuar në një gazetë italiane që për Shën Valentin, pagesa e kirurgut është dhurata e parapëlqyer për gratë e dashuruara dhe ma kërkon dhe mua një gjë të tillë. E mendoj se nuk ja them dot se tani që do të bëhet edhe regjistrimi fetar i popullsisë, për inat të grekëve, do të bëhem synet”, tha gazetari i tretë. Ai u betua që nuk e kishte thënë një gjë të tillë me prapamendim të keq, por ish-e dashura kishte kujtuar se njëherë, në humor e sipër, ai ja kishte krahasuar gojën me dy tehe bisturish: “Mendon se i kam kërkuar asaj të më bëjë synet. Dhe nisi prapë sherri me të”, tha ai me dëshpërim.
Këtu muhabeti u bë i ngatërruar. Nga përmbytjet, tek Evropa, nga sherret e politikës tek sherret me të dashurat, nyja e debatit nuk mund të pritej as me buzët bisturi të ish-të dashurës së gazetarit të tretë.
Të tre së bashku u larguan duke lënë tek ne premtimin për të bërë një memorandum për Evropën: “Nëse do të donin të zgjidhnin gjë me Shqipërinë, duhet t´i shihnin krizat e saj në sy, edhe krizën politike, edhe krizën ekonomike, edhe krizën shpirtërore”.
“Një vend që bën seks është një vend i shëndetshëm, ka thënë Konfuci”, tha gazetari i parë dhe i dytë. Ishte e trishtueshme ta dëgjoje një gjë të tillë nga goja e tyre. Sa herë që duan të duket se mund të japin një formulë për çfarëdo fenomeni, ata i referohen Konfucit. Pavarësisht në ka thënë gjë kinezi i vjetër apo jo dhe pavarësisht se në Ballkan përgjithësisht dhe në zonën e Laprakës në Tiranë, veçanërisht, sharja. “Të ... ashtu nonën Kina!”, ka dalë nga moda. Sepse edhe Lapraka lufton për cilësinë dhe jo sasinë, kurse Shqipëria kërkon të hyjë në Evropë.

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë